Rama vlerëson kryebashkiakun e djathtë të Tropojës: Po votuat Lulin, e latë dhe këtë pa punë

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer të vlerësonte para qytetarëve kryebashkiakun e Tropojës, Besnik Dushaj pavarësisht se ky i fundit vjen nga radhët e PD-së.

Teksa ftoi qytetarët që të votonin Partinë Socialiste, kreu i qeverisë u bëri thirrje tropojanëve që të votojnë për të, pasi nëse votojnë për PD-në do të lënë pa punë edhe kryebashkiakun.

“Këtu në Tropojë kanë shumë arsye që të na votojnë, përveç të gjitha të tjerave, tani jemi dhe bashkë, nr.2 dhe të gjithë jemi bashkë. Të gjitha kuksianet, tropojanet, hasjanët, ti lënë bindjet, të majta dhe të djathta, dhe të votojnë PS. Një parti e madhe e cila pretendon të marri votën për të qeverisur vendin, dhe u thotë qytetarëve se nuk ka vend për gratë, kjo është e papranueshme. Ju e dini mirë se kryetari i Tropojës, është me PD, por kjo nuk na ka penguar mua dhe qeverinë që të mbështesim Tropojën. Për ne mbi partitë është Tropoja këtu. Tropoja është shembull shumë kuptim plotë i faktit se ne nuk i paragjykojmë kryetarët e bashkive. Nuk është faji im që në Shkodër nuk ka kryetar bashkie, dhe në Pogradec, ku kryetarët e bashkisë rrinë në zyrë e tundin flamurin e PD. Ndaj, unë ju them kaq, se kryetari i bashkisë ka bërë këtu gjithë këto punë, pasi ka pasur mbështetjen e qeverisë. Shkuat dhe votuat Lulin, e latë dhe kryetarin e bashkisë këtu pa punë. E morët në qafë. Të votosh për PD, është të bësh tifozllik.”, tha Rama.

SHKARKO APP