Raporti i BSH – Rritet besimi i biznesit tek ekonomia

Treguesi i ndjesisë ekonomike ka shënuar rritje me 8.5 pikë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përmirësimi i besimit të biznesit është pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë, por nga ana tjetër besimi konsumator shënoi një rënie me 0.5 %. Rritja e treguesit të besimit në sektorin e industrisë pasqyron përmirësimin e balancës së kontratave.

Po ashtu edhe Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit vazhdoi të rritet në tremujorin e tretë çka i atribuohet përmirësimit të të dy komponentëve përbërës: balancës së ecurisë së aktivitetit ndërtues dhe balancës së kontratave porositëse.

Edhe bizneset që operojnë në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë kanë një pritshmëri më të mirë ekonomike për të ardhmen pasi besimi i tyre në zhvillimet ekonomike është përmirësuar ndjeshëm.

Ndërkohë përkeqësimi i besimit të konsumatorëve lidhet me pritshmëritë me situatën e të ardhurave dhe shpenzimeve për të cilën ata nuk presin përmirësim në të ardhmen.

Pas këtyre treguesve ka reaguar ministri i financave Arben Ahmetaj nëpërmjet një postimi në Facebook thekson se konsolidimi i trendit të rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë është, shpërblimi më i mirë për sakrificën e reformave të vështira dhe besimit të qytetareve shqiptarë.

Po ashtu edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi i cilëson të dhënat e Bankës së Shqipërisë një lajm shumë pozitiv për ekonominë shqiptare.

SHKARKO APP