Raporti i FMN, Arben Malaj: Gjetjet, të vlefshme për të dy kampet! Bashkimi Tatime-Dogana, proces gradual

Ish ministri i Financave Arben Malaj ka komentuar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në të cilin jepen një serë rekomandimesh e paralajmërimesh për ekonominë shqiptare.

Në lidhje direkte telefonike për emisionin “Argument” të gazetarit Enio Civici, Malaj e vlerëson raportin si një dokument të vlefshëm për klasën politike. Sipas Malajt, gjetjet e rekomandimet e raportit duhet t’i shërbejnë mazhorancës për të bërë parashikimet e duhura për reforma që ulin riskun.

Nga ana tjetër, raporti është i vlefshëm edhe për opozitën që të bëjë oponencë duke parashtruar risqet potenciale për ekonominë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket rezervave që FMN shfaq për bashkimin e tatimeve me doganat ku kërkon një rishikim të projektit, Malaj u shpreh se në fakt edhe vetë qeveria e ka rishikuar projektin fillestar duke mos e ndërmarrë menjëherë por gradualisht një hap të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Malajt, në këtë drejtim mbeten për t’u qartësuar hapat dhe fillimisht mund të ketë një koordinim mes dy institucioneve, duke nisur nga shkëmbimi i informacionit dhe evidentimi i risqeve potenciale.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?