Raporti i KLSH: UKT Durrës me kapital -5 mln USD, gjendje falimenti

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në auditimin e kryer në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës se kapitali real i shoqërisë rezulton me vlerë reale negative prej 5 milionë dollarësh, shkak për të cilin ajo duhet të kishte shpallur falimentin.

Na raportin e vet auditues KLSH vëren se ulja e kapitaleve të shoqërisë nën vlerën e regjistruar, sipas ligjit, sjell automatikisht falimentimin apo prishjen e shoqërisë.

KLSH konstaton gjithashtu se në këtë situatë alarmante nuk është mbledhur Asambleja e përgjithshme e UKT, e cila sipas ligjit duhet të thirret nëse rezulton që humbjet arrijnë në një vlerë të barabartë me 50 për qind të kapitalit të regjistruar ose që aktivet e shoqërisë nuk mbulojnë detyrimet, që janë të kërkueshme brenda 3 muajve në vijim.

Në raport, KLSH kërkon që nga drejtimi i shoqërisë të ndërmerren urgjentisht plan veprime afat shkurtra dhe afat gjata me përgjegjësi konkrete nga administrata për përmirësimin e situatës së saj, me qëllim kthimin e kapitalit të shoqërisë në nivelet e kërkuara nga ligji si dhe përmirësimin progresiv të performancës së sajë në shërbim të popullatës.

/SCAN

SHKARKO APP