Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin, Celibashi: Aktorët politikë të punojnë mbi rekomandimet e gjetjet

Kreu i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka disa fjalë për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai shprehet se të gjithë aktorët e lidhur me procesin zgjedhor, duhet të punojnë mbi gjetjet dhe rekomandimet e shkruara në raport. Celibashi thotë se gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet e gjetjeve të OSBE-ODIHR, nuk sjellin asnjë dobi.

”Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve. Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi.

Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti. Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive – thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve – janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë”,-shkruan Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ Shqiperi) mirëpret publikimin e Raportit Përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, i cili vlerëson nivelin profesional të administrimit teknik dhe transparencën e procesit zgjedhor të 11 Majit 2025. Raporti i ODIHR-it shërben si një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për progresin e thellë që ka shënuar administrata zgjedhore shqiptare.

𝐏𝐞̈𝐫𝐩𝐚𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐊𝐐𝐙

Raporti thekson progresin pozitiv të arritur nga KQZ-ja, duke konfirmuar angazhimin tonë ndaj standardeve më të larta demokratike:
• Votimi nga Jashtë: ODIHR vlerëson se futja e Votimit nga Jashtë (OCV) ishte një zhvillim thelbësor dhe historik për legjislacionin zgjedhor shqiptar. Ky ishte një proces i ri, kompleks, që u menaxhua përgjithësisht mirë nga KQZ-ja, duke shënuar një moment kyç në përfshirjen e diasporës sonë.
• Administrim i Nivelit të Lartë: Përgatitjet teknike u kryen në mënyrë efikase, transparente dhe gjithëpërfshirëse.
• Menaxhimi i Teknologjisë me Sukses: KQZ-ja menaxhoi sistemin elektronik dhe identifikimin biometrik të zgjedhësve në mënyrë transparente dhe të qëndrueshme, një hap thelbësor për të ardhmen.
• Forcimi i Integritetit: KQZ-ja u bë pjesë e një mekanizmi të ri koordinimi me SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme, duke treguar vullnet institucional për të luftuar dhe parandaluar krimin zgjedhor.
• Llogaridhënie e Plotë: Seancat e KQZ-së ishin transparente, të hapura dhe të transmetuara drejtpërdrejt, duke garantuar besim të lartë mes të gjithë aktorëve politikë dhe civilë.
• Barazia Gjinore: U garantua zbatimi i plotë i kuotës gjinore 30% për listat e kandidatëve.
• Zgjidhja e Ankesave e Hapur: Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave (KAS) i trajtoi çështjet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

𝐀𝐧𝐠𝐚𝐳𝐡𝐢𝐦 𝐏𝐞̈𝐫 𝐏𝐞̈𝐫𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐞̈𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐞̈𝐦

KQZ-ja merr parasysh edhe vërejtjet e Misionit të ODIHR-it, të cilat në thelb kërkojnë reforma jashtë juridiksionit të drejtpërdrejtë të administrimit zgjedhor:
• Çështjet Politike: Raporti kritikon aspekte që lidhen me keqpërdorimin e burimeve shtetërore nga forcat politike dhe paqartësitë në ligj që çojnë në konflikte kompetencash.
• Transparenca Financiare: Kërkohet ndërhyrje ligjore për të forcuar detyrimin e subjekteve politike për të publikuar bazën e të dhënave mbi donacionet, një praktikë që dështoi të zbatohej plotësisht.
• Politizimi i komisioneve të ulta zgjedhore. Zëvendësimet në minutën e fundit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të nivelit të ulët nga partitë politike ishin penguese për procesin.

Këto pika kërkojnë një reformë të gjerë, konsensuale dhe të menjëhershme të Kodit Zgjedhor nga Kuvendi.
KQZ-ja mbetet e angazhuar ndaj zbatimit të plotë të rekomandimeve dhe fton të gjithë aktorët politikë të bashkohen për të rishikuar dhe përmirësuar kuadrin ligjor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?