Raporti për vizat/ Gazeta holandeze: Ambasadorja flet marrëzira!
“De Telegraaf”, gazeta me madhë në Holandë, ka botuar sot një shkrim për intervistën e Ambasadores së Shqipërisë në Holandë, ku ajo mohoi ekzistencen e raportit, që sugjeron rikthimin e vizave për Shqiptarët.
Në shkrim, gazeta holandeze i quan marrëzira deklaratat e ambasadores tonë në Holandë, pasi kjo mohoi ekzistencën e një raporti të tillë.
Shkrimi i plotë me titull:
Mohohet raporti për kriminelët shqiptarë/ Ambasadorja fsheh problemet në programin televiziv
Ambasadorja e Shqipërisë në Hagë ka gjetur një mënyrë kreative për të fshehur problemet që krijohen nga krimi i organizuar, nga vendi i saj drejt Holandës. Në një edicion informativ shumë të ndjekur në Shqipëri, ajo mohoi ekzistencën e një raporti tejet të fortë nga Policia dhe Prokuroria e Amsterdamit dhe Roterdamit.
Për shkak të konkluzioneve në raport, policia dhe prokuroria holandeze kërkuan të rivendoset regjimi i vizave për shqiptarët. Kjo do të parandalonte vendosjen e lehtë të krimit shqiptar në Holandë.
Në një edicion informativ, ambasadorja Aida Sakiqi u shpreh: “Ky është një shkrim në një gazetë sensacionale, për të cilën gazetari ka patur një bisedë të shkurtër me një njeri që punon tek policia”
Por, në të vertetë, dy gazetarë të ‘Telegraaf’ komunikuan me një oficer të lartë të Policisë si dhe një prokuror. Kjo bisedë ndodhi pasi në media dolën 40 faqe të raportit për krimin e organizuar shqiptar. Ambasadorja foli për ketë çështje dy herë gjatë ditëve të fundit me gazetarët e ‘Telegraaf’.
Sakiqi gjithashtu pretendon se ka zhvilluar një bisedë me koordinatoren për zgjerim në BE, tek Ministria e Jashtme Holandeze. Sipas Sakiqit, ajo i kishte thënë që të mos e merrte aq seriozisht lajmin për raportin. Por, Ministria e Jashtme Holandeze nuk e përfshin veten në ketë pretendim. “Këto janë fjalë që nuk i kemi thënë”, reagoi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.
Aida Sakiqi tha edhe më shumë marrëzira. Ajo deklaroi se Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit.
Ambasadorja provoi në edicionin informativ që të hiqte vëmendjen nga problemi i krimit shqiptar, duke thënë që Amsterdami është një qytet ku turistët vijnë vetëm për drogën dhe për prostitutat.
Konkluzionet e forta që u morën në ketë raport të Policisë se, në tregun holandez të drogës dhe të prostitucionit, kriminelët shqiptarë luajnë një rol parësor.
Shqipëria tenton të luftojë fort krimin, pasi kërkon të behët pjesë e Bashkimit Europian; dhe tani është vend kandidat për anëtarësim. Kjo ishte arsyeja pse raporti i Policisë dhe Prokurorisë për krimin në Holandë ra si bombë nga qielli. Deri tani, qeveria shqiptare nuk kishte reaguar. Sakiqi ishte e para që reagoi në media. Ajo tentoi të siguronte shikuesit që vizat nuk do të kthehen. “Kam një lajm te mirë: Holanda nuk mund ta bej vetëm, këtë mund t’a bëjë vetëm Bashkimi Europian.”
Por, kjo nuk është e vërtetë. Sipas rregullave të reja të Bashkimit Europian, një shtet anëtar mund të kërkojë vetë për një pezullim të lëvizjes së lirë në qoftë se personat e një nacionaliteti të caktuar kthehen në rrezik të shtuar për rendin publik, falë krimeve që kryejnë.
“Kjo është pikërisht çfarë po ndodh në Holandë”, tha deputetja Mona Keijzer. Ajo ka kërkuar bashkë me kolegët e saj një sqarim nga ministri i Jashtëm, si dhe nga ai për Siguri dhe Drejtësi. Ajo kërkoi nga qeveria që të lobojë tek Komisioni Europian, në mënyrë që Holanda të mund t’i rikthejë vizat për shqiptarët.
Holanda nuk është vetëm në këtë pikë. Edhe vende të tjera të BE-së, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë vënë re se kriminelët nga Shqipëria po fuqizohen në trafikimin e drogës dhe atë të qënieve njerzore.
Gazeta kërkoi një koment nga Sakiqi, por ajo reagoi nervoze. “Në qoftë se unë nuk e marr raportin, atëherë raporti nuk ekziston për mua. Unë nuk merrem me thashetheme”./Lapsi.al/