Raporti/ Shqiptarët “braktisën” bregdetin e jugut, ja ku pushuan këtë vit

Turistët nga vendet e Europës juglindore janë dyndur masivisht në Greqi gjatë viteve të fundit.

Turistët nga Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Shqipëria kanë pësuar një rritje prej 115.6% mes viteve 2009-2016, tregojnë të dhënat më të fundit nga autoriteti helen i statistikave. Raporti i Elstat thotë gjithashtu se, me shumë gjasa ky trend do të ketë vijuar edhe përgjatë sezonit aktual.

Kjo rritje e ndjeshme e turistëve nga Ballkani në Greqi përkon me recesionin e rëndë ekonomik që ka goditur vendin. Recesioni shkaktoi një rënie të ndjeshme të çmimeve në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i turistëve shqiptarë gjatë kësaj periudhe kohore është dyfishuar, nga 234 mijë në vitin 2009, në 491 mijë në vitin 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, ekspertët dhe autoriteti i statistikave nënvizojnë se, turistët nga vendet e Ballkanit nuk shpenzojnë shumë, në krahasim me ata nga vendet e tjera të Europës. Kjo, pasi turistët ballkanas bëjnë udhëtime më të shkurtra por më të shpeshta në Greqi, duke shfrytëzuar edhe afërsinë gjeografike.

Maqedonia nuk është marrë në vlerësim, por raportohet për 3 milionë turistë nga Maqedonia që kanë vizituar Greqinë vetëm gjatë 2015./scan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?