Raporti zbulon pozicion e Shqipërisë në indeksin e pastrimit të parave

Një raport i fundit nga Instituti i Baselit në Zvicër për qeverisje, konstaton se si pozicionohet Shqipëria kundër pastrimit të parave.

Në analizë janë marrë 146 dhe indeksi mat rrezikun e pastrimit të parave dhe financimeve terroriste. Mes vendeve që janë marrë në analizë është edhe Shqipëria, ku rezulton një përkeqësim i indeksit.

Shqipëria sipas raportit, renditet në vendin e 85 me një pikëzim prej 5.75, duke shënuar përkeqësim në raport me vitin e kaluar.

Pavarësisht përkeqësimit, kemi përmirësim në renditje, pasi në 2016 ishin në vendin e 102. Por fakti që jemi rritur disa vende nuk është meritë e përmirësimit tonë por e përkeqësimit të vendeve të tjera.

SHKARKO APP