Raportuesi i PE për Shqipërinë: Opozita dhe qeveria të luftojnë me argumente, jo me molotovë

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder u bëri thirrje aktorëve politikë për dialog për të çuar para rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Më tej, Schieder tha se nuk duhet të përdoren molotov, por të luftohet me argumente në skenën politike.

“Si politikan ti ke mendimin tënd personal, por duhet të përmbushësh edhe rolin tënd institucional. Nuk qëndroj si eurodeputet me idetë e mia për zhvillimet politike apo për sjelljen e deputetëve të caktuar. Unë qëndroj si raportuesi në PE. Këtu nuk është çështja për mendimin tim personal, ne si PE, mendojmë që ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap para, të mos dramatizohet çdo gjë, të mos fillohet me molotovë, por të luftohet fort me argumente në skenën politike aty ku duhet. Kjo vlen edhe për opozitën edhe për qeverinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi 90% e qytetarëve shqiptarë e duan integrimin. Kjo është gjëja më e mirë që mund ti tregojë Shqipëria Europës. Mësova që ka unanimitet për disa çështje të politikës së jashtme, do doja që çështje të tilla europiane të sjellin ndryshimin e kulturës edhe në çështje të tjera. Shqipëria ka patur ecuri madhore në negociata. Në pranverë Shqipëria do fillojë të mbyllë kapitujt, do vazhdojë të jetë pararojë për zgjerimin. Nuk bëhet fjalë vetëm për hapjen e kapitujve, por edhe për mbylljen. Ideja e ligjit nuk është që ne e kënaqëm BE. Shqipëria ka vendosur ti përkushtohet reformave, sidomos për luftën kundër krimit të organizuar. Në arenën politike duhet të bëni të pamundurën që të ketë komunikim të duhur për mënyrën se ku është Shqipëria tani dhe se ku do arrijë në të ardhmen”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?