Reagim politik nga PD ndaj deklaratës së Komisioneres së Zgjerimit të BE: Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin

Një deklaratë e Komisioneres së Zgjerimit të BE, Marta Kos e dhënë në një intervistë për Politico dhe e pasqyruar gjerësisht në median shqiptare, ka nxitur reagime të forta në politikën shqiptare. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar publikisht, duke kundërshtuar interpretimin që, sipas tij, e bën shoqërinë shqiptare bashkëpërgjegjëse për korrupsionin në vend. Bardhi thekson se shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin dhe se përgjegjësia për këtë fenomen është individuale. Ai drejton akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar atë si përgjegjës për mbrojtjen e rasteve të korrupsionit në qeveri.

Postimi i plotë

I pabesueshëm qëndrimi i Komisioneres së Zgjerimit znj. Marta Kos, që është shpërndarë në median shqiptare në vijim të një interviste të saj në Politico, që bën bashkëpërgjegjës për korrupsionin e Edi Ramës shoqërinë shqiptare. Jo e nderuar znj. Komisionere; Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin, shqiptarët nuk janë të korruptuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjegjësia për korrupsionin dhe pranimin e mbrojtjen e tij është vetëm personale e Edi Ramës. Korrupsionin e Belinda Ballukut nuk e kanë pranuar shqiptarët, por e ka mbrojtur Edi Rama me deputetët – kartona në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK nuk po e pengon shoqëria shqiptare të luftojë korrupsionin, por po e pengon Edi Rama që po ndërhynë në hetimet e një çështje konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju nuk keni asnjë të drejtë të fyeni shoqërinë shqiptare, që është populli më proeuropian në botë. Ne e përbuzim përgjithësimin dhe vlerësimin tuaj për shoqërinë shqiptare, dhe kërkojmë me këmbëngulje distancimin e institucioneve europiane mbi përgjithësime të tilla të papërshtashme për shqiptarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?