Reagon Flamur Noka: Askush nuk e shpëton dot Edi Ramën nga kryengritja popullore
Pas protestës së PD, mbajtur një ditë më parë, deputeti Flamur Noka, ka bërë thirrje për t’u bashkuar në protestën e 20 shkurtit për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Noka shkruan:
20 SHKURT përballë Krim-ministrit Rama
Dhuna dhe agresiviteti i shtuar policor ndaj qytetarëve që protestojnë është shprehje e çoroditjes dhe frikës së brendshme që ka kapluar pushtetin. Përpëlitjet e narkoregjimit janë të pritshme. Po shohin fundin. Askush nuk e shpëton dot Edi Ramën nga kryengritja popullore.
Dita e gjunjëzimit po i afron. Qytetarët kanë vrarë frikën. Kjo e poshtëron regjimin, që mekanizma mbrojtës ka pikërisht dekurajimin dhe frikësimin në masë se protesta do të sjellë destabilitet dhe shkatërrim. Triumfi i takon guximtarëve, atyre djemve e vajzave, nënave dhe baballarëve që i dalin ballë regjimit si dje. Përpara krim-ministrisë më 20 shkurt! Aty do jemi.
KOHA JONË SONDAZH

