Reagon kandidatja e PS: Në 25 Qershor, nxitja e urrejtjes etnike merr përgjigjen e merituar

Kandidatja për deputete e PS në Gjirokastër, Artemis Dralo, ka reaguar pas lajmit për urdhërin e Tavos për të ndaluar ansamblin e fëmijëve dropullitë për të marrë pjesë në koncertin inagurues të Sheshit Skënderbej. Më poshtë deklarata e plotë e saj:

U njoha nga portalet se deputeti 20vjecar e paska perdorur serish telefonin e tij, por kesaj rradhe per te terrorizuar femijet dropullite, duke i paralajmeruar se gjoja rrezikonte jeta e tyre, gjate koncertit ne Sheshin Skenderbej. 

Ne perpjekje per te mbuluar diellin me shoshe, Vangjel Tavo tentoi te ma faturonte mua kete dekonspirim te aksioneve te tij. Vete mesuesi shoqerues Z. Andon Tuni, pohoi telefonaten prej Vangjel Tavos, e madje vete prinderit deklaruan prane organeve perkatese kete perdorje kaq te turpshme me femijet e tyre! 

Denoj me force çdo lloj perpjekje per te nxitur urrejtje etnike mes kombeve fqinje vetem e vetem per nje grusht votash. Populli i Dropullit nuk eshte aq naiv sa e pandeh ky deputet dhe jam besimplote qe ne 25 Qershor, keto intriga nderetnike do te marrin pergjigjen e merituar, dhe do ta dergojme deputetin 20vjecar ne pension te parakohshem.

Gjithashtu, inkurajoj organet e hetimit te mos frikesohen nga presionet e tij dhe t’i shkojne deri ne fund kesaj historie,ne menyre qe te sigurohemi qe femijet te mos perdoren me sipas orekseve te deputeteve qe duan te krijojne ndasi per perfitime teresisht personale. Po tolerohen presionet qe perdor ky njeri ” human” ndaj popullit te thjeshte, ne punesimet ne bashkite perkatese, ne spitale, ne prerjen e pyjeve e deri ne perdorimin e firmave familjare, ne vaksinimet e kafsheve e deri pak me pare deri ne subvencionimet e fermereve, por jo deri te femijet!!! E pafalshme!! Fakti mbetet qe ansambli i femijeve nuk performoi dhe padyshim qe dropullitet meritojne nje pergjigje. Ndoshta Vangjel Tavo e ka nje te tille!“.

 Vangjel Tavo: Skandal dhe turp në Gjirokastër. Po u bëhet presion nga policia fëmijëve 10 vjeç

 

SHKARKO APP