Reagon Ministria e Shëndetësisë për gjendjen e Adriatik Lapajt pasi i ra bombola e gazit në kokë
Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u lëndua mbrëmjen e djeshme në kokë pasi i ra bombola e gazit teksa protestonte bashkë me mbështetësit e tij para Kryeministrisë. Pas incidentit Lapaj është dërguar në spitalin e Traumës. Lidhur me këtë ngjarje ka reguar ministria e Shëndetësisë.
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.
Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.
Gjithashtu, për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambjentet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.
KOHA JONË SONDAZH

