Reagon vjehrra për ish-nusen e djalit….

Gjyshja e 3 fëmijëve të mitur në Durrës, të cilët tronditën mbarë opinionin publik me historinë e tyre, pasi qëndronin të mbyllur në banesë, pa nënën e tyre, ka thyer heshtjen dhe ka folur për mediat.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, iu përgjigj akuzave të ish-nuses së saj, e cila tha se gjithçka ishte kurth nga ish-vjehrra.

“Kam jetuar në Itali. Kam 33 vite. (Qan) kisha një vaki. U ktheva në Durrës. Dhe u ktheva atje. Shkova të takoja nipërit. Mendova se do ishte nusja atje, do lante do pastronte. Hapa derën. Dhe ma hap djali i dytë. Kur hapet dera dhe pash ca bidona. Dhe ndjeva një erë të keqe. U shokova. Pashë fëmijët e mbuluar në krevat me batanije. Çuni i madh tha; nëna më merr në Itali. I dridhje mjekra. Ça kam parë aty, as në TV s’kisha parë. Hyra në banjo…ca të shihja. I pyeta e keni lekë; më tha çuni i madh kam 50 mijë lekë. Unë i dhashë lekë. S’rrija dot atje. Ika nga shpia…mora djalin në telefon dhe më tha; fëmijët po vdesin. Më pas mora në telefon policinë. Më pas pati reagim. Hymë në shtëpi dhe panë gjendjen. Shkova me fëmijët në polici. Zonja pasdite erdhi aty. Ajo tha; zotëri duhet të punoj 16 orë se skam mundësi që t’i mbaj. Për sëmundjen mora vesh se ajo mori në telefon dhe i tha; fëmijët janë të sëmurë me zgjebe. Hera e parë që shkoja. Se jetoj në Itali. Në verë i kisha takuar. Kishte ditëlindjen dhe u bashkuam të gjithë. Se dija. Ajo tha që do i mbaj unë fëmijët. I thash të marr në Itali. I hipa autobusit dhe e mbajta atje, me autobus e mora. Edhe pse ishte e ndarë. Ajo vinte për gati 5 muaj në Shqipëri, dhe se dinte as shtëpia e saj. Në Itali i mbaja unë, ajo ikte vinte. I kam mbajtur unë. Ajo i ka braktisur dmth. Fëmijët i kam bërë dokumente në Itali. Ajo tha se do i mbante vet fëmijët, se kishte marrë një lokal dhe ishte biznesmene. Merrte 1 mln lekë. Gjykata ia dha kujdestarinë fëmijëve. Pse u divorcuan? S’do çuni që të bëhen publike disa gjëra. Kush është ai burrë që ndan nënën e fëmijëve? Se këto janë gjëra private. Divorci u bë me marrëveshje. Nuk doja që t’ia hiqja nënës tre fëmijët nga gjiri, se jam vetë nënë. Ne e kemi ndihmuar financiarisht. Ia kam dhënë unë çdo gjë. Edhe sot i ndihmoj. I kam veshur fëmijët dhe nusen madje. Djali im kur ka qenë në moshën 18 vjeç dhe është dënuar në atë kohë, 8 muaj burg. Ai është në rregull, punon elektricist.”, tha ish-vjehrra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?