“Reali” i Madridit në Parlament
Nga Mitro Çela
Po rrija në odën time. Përballë televizori. Në dorë telekomanda. Milionerët e “Realit” me milionerët e “Barcelonës”…Pushim. Lëviza stacion. Kronikë nga parlamenti ynë. Ra zilja. Deputetët në rresht. Rashë në të thella. Mu duk sikur “Reali” zbriti në sallë e parlamentit. Futbollistët milionerë në garë me deputetet tanë milionerë.
Ronaldo triblon dhe shënon gol. Arben Ahmetaj “triblon” sovranin duke thënë:
-Tatimin mbi interesat bankare do e rrisim 50 përqind. Nuk e bëjmë për të mbushur arkën e buxhetit! I fut paratë populli në bang? I fut. Sa fiton? Thërrime. Ne si qeveri i themi: Investoi paratë në biznes. Fiton më shumë si popull. Hapen vende të reja pune. Rritët GDP-ja.
Beni flet ezber sepse është ministër. Deputetët milionerë nuk flasin. Veprojnë. Nga një studim del se 22 deputetët milionerë nuk e kanë zbërthyer gojën në parlament. Deputetë memecë. Rekord për Gines. Futbollistët milionerë të “Real” fitojnë për të luajtur. Biznesmenët harxhojnë para për tu bërë baballarë të kombit. Kaq. Nuk flasin. Nuk bëjnë debate. Thurin plane, si ti shumëfishojë paratë që kanë harxhuar në fushat dhe për ti bërë temena liderit! Amin!