Realizohet telefoni i parë pa bateri, ja si funksionon
Pa fisha dhe karikues baterie, është një tjetër produkt i erës së re elektronike me konsum të ulët. Është menduar plotësisht edhe dizajni, ndryshe nga pajisjet aktuale
Krijohet telefoni i parë që funksionon pa bateri: nuk ka më fisha, karikues baterie dhe celulari që duhet t’i kesh me vete vazhdimisht. Ka nevojë vetëm për energjinë e ambientit.
Shkencëtarët nga Universiteti në Uashington treguan se në të ardhmen mundemi të zgjidhim në tërësi problemin e baterisë.
Pajisja e re, e cila ndodhet në fazën e hershme të kërkimit, përdor teknologji të sinjalit kthyes. Konkretisht, funksionimi i tij është i bazuar në radiovalët, të cilat sillen rreth nesh derisa ne komunikojmë, shkruan IFLScience.
Ekipi shkencor nga Uashingtoni deri më tash ka arritur të demonstrojë thirrjen me zë prej telefonit pa bateri te telefoni i mençur Android.
Megjithatë, stacioni bazë mundëson telefonin mobil që të jetë deri 15 metra larg gjatë bisedës, por gjërat mund të ndryshojnë nëse stacionet bazë integrohen në kullat telefonike.
“Ato kanë disa qindra herë energji më të fuqishme, andaj diametri mund të rritet ndoshta deri në një kilometër”, ka thënë pjesëmarrësi i projektit Joshua Smith, i cili ka punuar në prototip.
Ekipi tash po punon në përmirësimin e kualitetit dhe zhvillimin e thirrjeve. Shpikja aktualisht funksionin sikur walky-talky, andaj duhet të shtypni butonin për t’u transferuar nga biseda në dëgjim dhe anasjelltas. Po shqyrtohet edhe vendosja e ekranit e-ink, për të mundësuar dërgimin e porosive.