Reforma e pensioneve në Shqipëri diskutohet në Konferencën Ndërkombëtare në Washington

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado i pranishëm në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare, organizuar nga Banka Botërore, në Washington, foli për reformën e pensioneve në Shqipëri.

Reformimi i skemave të pensioneve dhe investimi i kontributeve të paguara ishin në fokusin e kësaj konference, ku merrnin pjesë ekspertë nga e gjithë bota dhe Banka Botërore.

“Kënaqësi të ndash me kolegët dhe ekspertët e Bankës Botërore eksperiencën në reformimin e skemës shqiptare të pensioneve. Mbulimi i popullsisë, pensione të qenësishme dhe qendrueshmëria finaciare e skemës dhe se si këto tri objektiva janë mishëruar në reformën e skemës tonë të pensioneve, ishin midis të tjerave çështjet e diskutuara”, shkruan kreu i ISSH-së përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.  Hado ishte ftuar nga organizatorët si folës në këtë konferencë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?