Reforma territoriale, Mazniku prezanton 4 variante të hartës para grupit parlamentar të PS
Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, ka prezantuar para mazhorancës 4 variante të hartës territoriale që janë në diskutime. Versionet janë nga shkrirja e bashkive të vogla me ato të mëdha, te ruajtja e atyre ekzistuese e deri te konsolidimi i bashkive të vogla.
1-Konsolidimi funksional
•Bashkitë e vogla bashkohen me ato më të mëdha fqinjë
•Qarqet mbeten si nivel koordinues
2-Konsolidim dhe decentralizim
•Krijohen bashki të mëdha (në nivel ish-rrethesh)
3-Forcimi i qarkut
•Ruhen bashkitë ekzistuese
•Qarku bëhet nivel ekzekutiv i fortë
4-Rajonet strategjike
•Bashkitë shumë të vogla konsolidohen
•Krijohen 4 rajone për zhvillim infrastrukture dhe menaxhimin e fondeve të BE-së.
Asnjë prej varianteve nuk është prezantuar si më preferencial apo përfundimtar. Komisioni do të organizojë dëgjesa në të gjitha qarqet.
KOHA JONË SONDAZH

