Refugjatja që iku nga lufta dhe po shkëlqen në pasarelat e modës

Mari Malek është një nga modelet më të njohura në fushën e modës, por me një të kaluar të dhimbshme. Lufta në Sudanin e Veriut e detyruan atë dhe familjen e saj që të emigronin drejt Amerikës, pasi qëndruan 4 vite në kampin e refugjatëve. Ajo tashmë ka zhvilluar karrierën e saj në New York si modele, DJ dhe aktore. “Unë isha vajza e çuditshme, e gjatë e zezë dhe të gjithë pyesnin: Nga erdhi ajo? Kush është ajo?”, tregon Mari për BBC. Edhe pse është e suksesshme si modele, tregon se nuk e ka harruar të kaluarën e saj. “Unë do të doja që t’i ndihmoj të gjithë, por nuk mundem dhe më dhemb në shpirt kur i shoh fëmijët që vuajnë në këtë mënyrë”. Ajo vazhdon të mbrojë popullin e atdheut të saj të shkatërruar nga lufta, duke u fokusuar në edukimin e fëmijëve të Sudanit Jugor nëpërmjet fondacionit që ka krijuar për mbrojtjen e fëmijëve.

SHKARKO APP