Refuzohet kërkesa e Karabinës për shkarkimin e Sekretarit të MAS
Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes së Trupës së Lartë Drejtuese ka refuzuar kërkesën e Ministres se Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, për shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca, nën arsyetimin se urdhri i saj është i pambështetur në ligj dhe prova.
Ministrja Karabina e akuzon për shkelje të rënda ligjore të tij gjatë proçesit të Maturës Shtetërore, akuzë për të cilën e ka paditur në Prokurori.
“Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të Maturës Shtetërore 2017, ka urdhëruar sot pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Sekretarit të MAS, z Plarent Ndreca deri në përfundim të hetimeve të filluar nga organi i akuzës”, thuhet në njoftim.