Reklama më raciste (VIDEO)

Racizmi së fundmi në Kinë, lidhet me portretizimin e një njerëzve me ngjyrë si persona negativë, të pavlerë. Një reklamë ku personazh ka dy kinezë dhe një njeri me ngjyrë, nuk ka kaluar pa debat dhe kritika për të dënuar këtë formë të racizmit që përdoret dhe në reklama. Në videon e mëposhtme shihet qartë se si njeri me ngjyrë është i paragjykuar dhe i nënvlerësuar nga kultura Kineze. Ata e konsiderojnë atë si një rrobë, e cila mund të lahet bashkë me rrobat në lavatriçe.

Tematika e reklamës: ”Një grua kineze është duke bërë gati rrobat për ti vendosur në makinën larëse, kur në ato çaste shfaqet një njeri me ngjyrë, me bluze të bardhë e që është i vizatur me  vija-vija në fytyrë me bojë. Ai tenton të mbështesë dorën tek vajza kineze, e provokon për ta puthur por ajo i jep një kapsulë detergjenti dhe më pas e fut  atë në makinë larëse. Pak sekonda më vonë, nga makina larëse del Kinezi i cili duket se është më i pastër, dhe kinezja e sheh me shumë për simpati”.

Dhe me të vërtetë, racizmi vazhdon në Kinë, ku zezakët janë shpesh të referuara si “fantazma të zeza”, një ndryshim nënçmues për të huajt. Edhe mediat shtetërore kinezet e nënvlerësojnë kur në ekran flet Presidenti Amerikan, Barack Obama.

Zemërimi në lidhje me këtë reklamë ka errësuar edhe një zhvillimit shpresëdhënës brenda Kinë për racizmin e saj. Në fakt, shumica e kinezëve janë “racistë”. Një përdorues për këtë video është shprehur se: “Kjo është padyshim diskriminim racor. A duhet që YouTube të bllokehet në Kinë? Është e qartë që prodhuesit e kësaj videoje që janë racistë”.

Burimi: Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Xq-I0JRhvt4″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP