Rekord, borxhi publik kalon… 1 trilion lekë

 

Për herë të parë në histori, borxhi publik i Shqipërisë kalon nivelin e 1 trilion lekëve.

Lajmin e bën të ditur Shqiptarja.com.

Kjo shifër është e barabartë me 1 mijë miliardë lekë të reja ose 10 mijë miliardë lekë të vjetra.

Në fund të marsit 2009, shifra ishte vetëm 390 miliardë lekë.

Gjashtë vitet e fundit, borxhi është rritur në mënyrë të frikshme sa pak ditë më parë, deputeti Ben Blushi foli për skenar grek në Shqipëri.

“A e di se ne premtuam që do ta ulim borxhin publik? A e di se në 2 vjet kemi marrë 1 miliard dollarë borxh? A e di se borxhi ishte rreth 6 miliardë dollarë kur ne erdhëm në pushtet dhe sot është më shumë se 7 miliardë? A e di ti se ku shkon ky borxh?

A e di se sa paguan ti dhe të gjithë ne për të shlyer një borxh që nuk e kemi krijuar vetë, por është mbledhur për shkak të mediokritetit, paaftësisë dhe abuzimit në vite? A e di se çdo shqiptar që lind, duhet të paguajë një borxh prej 3000 eurosh që brezat ua lënë brezave pa asnjë arsye të qenësishme? A e di si do ta lajmë këtë borxh?” shkruante Blushi.

Ndërkohë për ta bërë më tronditëse situata, mjafton të themi se vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, shteti e ka rritur stokun me 3.4 milionë euro në ditë.

SHKARKO APP