Rekord eksportesh në Fier, perimet shkojnë deri në Norvegji

Drejtoria e Bujqësisë në Fier deklaron rritje të ndjeshme të eksporteve të produkteve bujqësore të serës.

Sipas të dhënave zyrtare vetem për tremujorin e verës, eksportet e prodhimeve bujqësore, fruta e perime është rritur me 60%.

Ndërsa sasia në total e eksporteve për 8 mujorin e këtij viti shkon ne 64,7 mijë ton fruta dhe perime ose 116% më shumë sa i gjithë eksporti i vitit të kaluar.

Eksperti në drejtorinë rajonale të buqësisë në Fier Muhamet Baboci tha se produktet kanë peshën më të madhe të eksportit janë perimet dhe luleshtrydhet.

Teksa këtë vit harta e vendeve eksportuese është zgjerua dhe me vende të BE si Franca, Danimarka deri në Norvegji.

Sipas ekspertëve të bujqësisë, rritja e eksporteve në Fier, shpjegohet dhe me rritjen e prodhimit pas shtimit të sipërfaqeve me sera në rrethin që shkon deri në 136 hektarë.

SHKARKO APP