Rëndohet bilanci në Itali, 1809 viktima, 24 747 të infektuar, 368 të vdekur vetën në 24 orë
Brenda 24 orëve Italia ka shënuar 368 viktima më shumë me koronavirus e ka arritur mbi 24 mijë persona të infektuar nga pandemia.
Janë shënuar viktimat e para në dy rajone jugore të vendit në Sardenja e Basilicata.
Të dhënat zyrtare të informuar sot nga Zyra e Mbrojtjes Civile shënojnë 1809 viktima me koronavirus në Itali e 24 747 të infektuar.
Numri i personave të shëruar është 2335 e 369 të shëruar më shumë gjatë 24 orëve të fundit.
Pacientët që po kurohen në terapi intensive deri më sot në Itali janë 1672 persona, 9663 të tjerë po kurohen në strukturat spitalore, ndërsa 9268 në kushte shtëpie.
Dita e stome ka shënuar viktimat e para dhe në dy rajonet jugore italiane; 2 viktima në Sardenjë e viktima e parë në Calabria.
Rajoni i Basilikatës dhe Molise janë të vetmet që deri më tani nuk kanë regjistruar viktima me koronavirus.
Rajoni i Sardenjës është i vetmi ka asnjë pacient nuk gjendet në terapi intensive. Numri i të infektuarve është 77 e vetëm 16 prej tyre po kurohen në spital.
Në rajonin e Lazios në qendër të Italisë numri i personave të infektuar ka arritur në 436 e janë regjistruar 16 viktima.
Në Itali deri më sot janë kryer 124 899 tamponë.