Reperi i vrarë amerikan, shok i Dafina Zeqirit

 

Reperi nga Queensi, Lionel Pickens, i njohur si Chinx, ka ndërruar jetë nga plagët e marra pasi dikush hapi zjarr ndaj veturës ku ai ndodhej së bashku me një person tjetër në orët e para të së dielës.

31-vjeçari është goditur disa herë nga plumbat rreth orës 4:00 të mëngjesit në Queens Boulevard.

Sipas policisë, viktimat po udhëtonin me një Porsche, kur një veturë tjetër është ndalur para tyre dhe ka gjuajtur disa herë me armë.

Personi tjetër që udhëtonte me Chinx është akoma gjallë, por në gjendje të rëndë.

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila ka pasur shoqëri me reperin amerikan, me të cilin ka realizuar një këngë që quhet “Wake Up”, ka postuar një foto me të dhe ka shkruar: “Kjo është e pabesueshme… Nuk mund të besoj se nuk je më. Pusho në paqe”.

SHKARKO APP