Republika e Re panshqiptare, faktor paqje e stabiliteti në Ballkan
Nga Azgan Haklaj
Historia e kombeve të civilizuara të Perëndimit, e atyre që në gjuhën diplomatike janë emërtuar si Fuqitë e Mëdha, na kujton ne shqiptarëve se vetëm shteti i njësuar me kombin është një garanci për ruajtjen e sovranitetit politik, teritorial e kulturor. Shteti komb është garanci për liritë dhë të drejtat e individit, standarte të larta të mirëqenies, garant i funksionimit të shtetit të së drejtës, dinjitetit të njeriut, si shprehja më e lartë e vetë moralit politik e shoqëror të një populli e civilizimi.
Liri- Barazi -Vllazëri. Kjo është trinia e shenjtë e Revolucionit Francez,idetë iluministe të të cilit janë në themel të legjistlacionit të shteteve demokratike në të gjithë botën. Abraham Linkolni,Garibaldi, Bis Marku, arkitekti i realpolitikës,Napoleoni, Katerina e Madhe e Pjetri i Madh janë etërit themelues të shtetit komb dhe modeli politik që duhet të ndjekin popujt të cilët për shumë arsye historike nuk kanë zgjidhur çështjen e tyre kombëtare.
Nëse i referohemi historisë së Shqipërisë do të shohim se përpjekjet e figurave më të shquara për të unifikuar të gjitha territoret Iliro-Dardano-Arbërore në një shtet të vetëm datojnë që nga lashtësia.
Mbretëresha Teuta e shtriu sundimin e saj në fiset ilire, praktikisht në kufijtë e një perandorie.
Shteti i Arbrit, Principata e fuqishme e Balshajve e më në fund shteti i përqendruar i Gjergj Kastriotit, (Skenderbeut) lindur në zjarrin e betejave antiosmane, janë gurë kilemetrikë të kujtesës e vetëdijes historike dhe asaj kombëtare.
Sot, pas një shekulli të shpalljes sē pavarsisë të Shqipërisë, shteti dhe Kombi Shqiptar janë realitete krejt të ndryshme dhe në antagonizëm interesash.
Kjo ka ardhur jo vetëm për shkak të politikës së fuqive të mëdha e interesave të tyre strategjike, prej ekspansionit ushtarak, ideologjik e kulturorë të armiqve historikë të Shqipërisë, por edhe nga fakti se liderët politikë shqiptarë kur kanë arritur të marrin pushtetin ,interesat kombtare i venë kurdoherë në plan të dytë.
Disa prej tyre, shpeshherë i kanë shitur,me qellimin e vetëm për të ruajtur sundimin e tyre.
Shteti komb dhe nacionalizmi, qoftë dhe në trajtën e tij më moderne të patriotizmit janē etiketuar si dy armiqtë e përjetshëm e të rrezikshëm nga pushtetarët e shtetarët utilitarë, pragmatistë e të korruptuar shqiptarë.
Akoma edhe sot pas një shekulli të shpalljes së pavarsisë nga historianët, politilogët, apo nga Akademia e Shkencave nuk ka asnjë projekt apo strategji për krijimin e shtetit komb,si një e drejtë historike, kulturore, e madje hyjnore e shqiptarëve, popullit më të vjetër, më homogjen të Ballkanit të coptuar në 5 shtete.
Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe apostujt e saj De Rada, Pashko Vasa, Vëllezrit Frashëri e projektuan Shqipërinë e të ardhmes si një shtet komb më një gjuhë e flamurë që na la trashëgim heroi kombëtar Gjergj Kastrioti( Skënderbeu).
Për ithtarët e ideologjisë m-l dhe asaj pansllaviste, për neootomanistët e sponsorizuar nga Erdogani ,e më në fund nga kryepleqtë sorosianë ,që përfaqësojnë ndonjë katund me 10 shtëpi pakicash ,shqipfolisish jo shqiptarë ,rreziku kryesorë na ka ardhë nga Evropa.
Pra sipas tyre , Evropa ka coptuar Shqipërinē.
Në vitin 1912 shqiptarët ishin i vetmi popull në Evropë, madje nē planet tē cilët ishin të ndarë në katër pjesë ,( vilajete) që në gjuhën turke dmth shtete. Kjo kishte ndodhur pas riorganizimit të Perandorisë Otomane në vitin 1864.
Shqiptarëve u mohoheshin dy gjërat më të shenjta dhe ekzistencialiste në të njëjtën kohë:
Kombësia dhe gjuha.
Pas humbjes katastrofike të Turqisë në betejë me Rusinë Cariste u nënshkrua traktati i Shën Stefanit ,me kushte të rënda për Perandorinë e sëmurë të Bosforit.
Lidhja Shqiptare e Prizerenit dhe platëforma e saj politike është përpjekja e parë, e madhe ,e suksesshme e nacionalitëve shqiptarë për zgjimin e ndërgjegjes dhe vetëdijes kombtare dhe ndarjen e fatit të shqiptarëve nga ai i Perandorisë shtypëse Otomane.
Korifejtë e nacionalizimit Pashko Vasa e Sami Frashëri evokuan lashtësinë historike, kulturën dhe aftësinë shtetformuese të shqiptarëve.
Botimi në frangjisht i librit të Pashko Vasës ” E verteta për Shqipërinë dhe shqiptarët” dhe i librit të Sami Frashrit “Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe ç’do të behet” i benë të njohur opinionit publik ndërkombtarë dhe atij të brendshëm,kancelarive të fuqive të mëdha se kishte një Komb Shqiptarë dhe një çështje shqiptare nga zgjidhja e së cilës do të varej dhe fati i ekuilibrave dhe i paqes në Ballkanin post-otoman.
Poetika patriotike e Anton Zako Çajupit ngriti peshë zemrat e shqiptarëve, preku sedrën e tyre e zgjoi ndërgjegjen kombëtare .
Vargjet i tij u banë bibël e kuran i qëndresës shqiptare.
“Shqipërinë e mori turku i vu zjarr,
Shqipëtar mos rri po duku shqipëtar,
Musliman e të krishterë jemi keq,
Të ngrihemi që të tërë djem e pleq,
Erdhi dita të ngresh kokë ,të luftosh,
lirinë bashkë me shokë të kërkosh.
Ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe Lidhja Shqiptare e Prizerenit ,me platformën e tyre deshmuan se stërgjyshërit e shqiptarëve ishin mbartës dhe mbjellës te qytetrimeve evropiane dhe botërore dhe se ata i kanë dhanë botës strategët e mëdhenj Aleksandrin e Madh, Pirron dhe Gjergj Kastriotin ,atletin e qytetërimit kristian që kritikët e krahasojnë me Karlin e Madh apo Oton që mbrojtën Perandorisë e Shenjtë Romake.
Të tjerë e ekujvalentojnë me Frederikun e Madh.
Rilindasit treguan me argumenta se jemi atdheu i simbolit administrativ, Dioklecianit, Konstandinit,çertifikuesit te krishtērimit si fe zyrtare me ediktin e Milanos,Justinianit, arkitektit të drejtës Romake,.
Ata deshmuan se kemi qeverisur Egjiptin dhe Libanin, dhe se tani ka ardhë koha për krijimin e shtetit shqiptarë.
Kongresi i Berlinit ishte para se gjithash një vendim i diplomacisë franceze, angleze, gjermane dhe i Perandorisē së Habsburgëve për ti shkurtuar kthetrat Rusisë Cariste dhe për të mbajtur me paterica në kembë edhe për pak kohë Turqinë.
Shqiptarët e frymëzuar nga platforma e lidhjes dhe të udhëhequr nga ideatorët e saj ,nē të katër anët e vendit organizuan beteja te fuqishme per çlirimin e trojeve shqiptare.
Aq të pergjakshme ishin këto beteja sa në vitin 1879-1881 lumi i Lymit në Plavë-Guci u skuq nga gjaku dhe krenat e te vrarëve rrokulliseshin si gurë në lumê.
Heroizmi i trimave shqiptare të udhëhequr nga Ali Pashë Gucia dhe Jakup Ferri i kalon kufijtë e fantazisë Zhylverniane.
Ky akt sublim përshkruhet bukur në vargjet lapidare.
” Jakup Ferri mor ku je therrasin malet me piskamë,
Tridhjet krena i ke pre, si bajrak qendron në kambë”.
Aq vetëmohues ishte vendimi ,sa Ali Pasha porosit bashkëshorten kur niset për luftë per të mos e lanë femijën në djep te bien në dorë te armikut,por ta vrasë vetë.
Ekspeditat ushtarake te Perandorisë Turke shtypën me gjak Lidhjen e Prizerenit.
Me dt 21 prill 1881 Liidhja Shqiptare u thye, por heroizmi ishte i pashoq.
Populli e rrëfeu me vargjet:
“Në fushë të Kosovës u lidh Jezeri
Haj medet ka mbetë shumë njeri”.
Edhe pse u thyen ,pasi beteja ishte e pabarabartë ,shqiptarët nuk u demoralizuan por organizuan Lidhjen e Pejës ” Me besa besë” të udhëhequr nga Haxhi Zekë Byberi, si vazhduese e platformës së Lidhjes Shqiptare të Prizerenit.
Homeri i ndjesive shqiptare Gjergj Fishta ka gdhendur me penën e tij keto vargje memoriale.
“Lesho kushtrimin grishe Rekën
Del e piqu n’Haxhi Zekën
Lesho kushtrimin n’toskë e n’gegë
Mblidhnu tok si kokrrat n’shegë”.
Edhe kjo lidhje u shtyp me dhunë e gjak.
Ideatori i saj Haxhi Zeka u vra me pusi ,por
shqiptarët vazhduan me kryengritje, kuvende e besëlidhje pa u stepur aspak.
Dhimbjen për humbjen e tribunëve popullorë e kthyen në forcë për vazhdimin e luftës dhe realizimin e kauzës për çlirimin kombëtar dhe shpalljen e pavarsisë.
Kryengritja kundër xhonturqëve nē vitin 1910 tronditi Portën lartë.
Kuvendi i Verrave të Llukës vendosi vazhdimin e qendresës dhe rezistencës pa kompromis.
Ai ëshoj kushtrimin me betimin;
” Liri a vdekje”.
Ne vitin 1911 populli i Malsisë Madhe i udhëhequr nga Dedë Gjon Luli me 6 Prill ngriti ne Dëçiç flamurin shqiptar për herë të parë pas 500 vjetësh .
Udhëheqësit e kryengritjes hartuan Memorondumin e Gërçes të, ideuar nga Luigj Gurakuqi.
Populli shqiptar këtij akti heroik i ka kushtuar vargjet refren:
“Kruja e dytë Vlora e parë
Ded Gjon Luli flamurtarê”
Në Kuvendin e Taksimit janar 1912, patriotet shqiptarë u besatuan për vazhdimin e qëndresës.
Në Kuvendin e Junikut 21-25 maj 1912 ,250 delegatë nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar hartuan platformën e kryengritjes së përgjithshme dhe lëshuan proklomatën e ideuar nga Hasan Prishtina:
“Shpetim e vdekje “.
Kryengritja e përgjithshme filloj me mbledhjen e 30 mijë luftëtarëve në Ferizaj të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletinin e cila e çliroj Shkupin dhe thirri kuvendin.
Motoja e Kuvendit të Shkupit ishte:
” Bashkimi i katër vilajeteve në një shtet të vetëm me kryeqytet Shkupin”.
Kjo kryengritje do të kurorëzohej me shpalljen e pavarsisë me dt 28 nentorë 1912.
Ideologu i kryengritjes së përgjithshme kombëtare Robespieri ynë Hasan Prishtina ishte thellësisht i bindur se vetëm bashkini i të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet e flamurë të vetëm do tē garantonte jo vetëm tē ardhmen e kombit, por më tej paqen dhe lirinë në Ballkan.
Ai ka meritën historike se e projektoi me vizion dhe e qartësi tempullin e shtetit-komb ,ashtu si profeti Moisi tokën e premtuar.,Ai nuk e pa të realizuar projektin gjenial të cilit i kushtoj jetën.
Vrasja e prijësit ,e ikonës së lirisë dhe pavarsise së Shqipërisë, ashtu siç ishin vrarë me pusi strategët e kryengritjeve shqiptare Ali Pashë Gucia ,Dedë Gjo Luli, Isa Boletini, Çerçiz Topulli, Themistokli Germenji,babai i pavarsisë Ismail Qemali, Kolë Bojaxhiu, (babai i Nanë Terezes),plaku i maleve Bajram Curri, Robinhudi shqiptarë ,Azem Bejta,pikmeni i pavarsisë Luigj Gurakuqi ,tregon triumfin e skenarëve ruso-serbo-grekë për ta mbajtur të coptuar Shqipërinë.
Kjo deshmon dhe është tregues i qartë i kontraditës themelore mes politikanëve që qeverisin gjysëmshtetin e krijuar në Konferenën e Londrës 1913, pra Shqipërisë Londineze dhe shtetit komb të projektuar nga rilindasit.
Për etërit projektues e themelues të shtetit të ri ,Neçartania e Ilia Garashaninit dhe Megalidheja e Kotelist ishin skenaret e kolonizimit sllavë në Ballkan, me regjizorë ustallarët e Kremlinit.
Nuk ishte rastësi që në qeverinë e Vlorës u përfaqësuan tē gjitha trevat shqiptare dhe u konstruktua si qeveri kombtare.
Shpërthimi i Luftēs së Parē Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore e nderpreu projektin e qeverisë kombëtare të Vlorës.
Skenarë të shumtë u organizuan në kurriz të shqiptarëve ,ku spikatin Konferenca e fshehtë e Ambasadorëve në Londer, Protokolli i Korfuzit apo qeveria e Vorio-Epirit që kerkonin coptime të tjera nga trungu i Shqipërisë.
Perfundimi i Luftës së Parë botërore dhe krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ishte rreziku me i madh qe i kanosej Shqipërisë për asimilimin e saj.
Shqipëria mbijetoj falë mbrojtjes dhe qendrimit të palëkundur te presidentit amerikan Uillson.
Mendjet diabolike antishqiptare do tē hartonin marrveshje ,traktate ,projekte edhe në vazhdim kundër Shqipërisë.
Do të veçoj këtu traktatin e Lozanos për shkembimin e popullsive mes Turqisë dhe Greqisë.
Marrveshja turko-serbe e viteve 1927 dhe 1952 për ndërrimin e strukturës etnike përmes dëbimit të shqiptarëve dhe kolonizimit të trojeve të tyre banë që 500 mijë shqiptarë,burra, gra dhe fëmijë të braktisin trojet e të parëve dhe të përjetojnë fatin e tmerrshëm nē shkretëtirat e Anadollit.
Traktatet dhe projektet e Çubriolloviçit,e Andriçit ,e Dibrica Qosiçit janë të njohura dhe të studiuara në themel dhe thelbi i tyre eshtë asimilimi pjesë-pjesë i shqiptarëve.
Konferenca e Bujanit dhe Lidhja e Dytë e Prizerenit e rikonfirmuan qartazi se vullneti i shqiptarëve është bashkimi i trojeve të tyre etnike dhe krijimi i shtetit-komb si një e drejtë ndërkombtare ,e njohur nga Karta e Atlantikut dhe e rikonfirmuar nga aleatët fitues të Luftës së Dytë Botërore Çurçill-Ruzvelt-Stalin.
Por oktapodi vrastar i nacionalistëve vazhdon.
Vrasja e simbolit të qendresës Shaban Polluzha dhe pushkatimi i Prek Calit nga qeveria tradhtare e Tiranës janë epilogu i strategjisë serbo-sllave për shfarosjen dhe asimilimin e shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovë ,Maqedoni, e Mal të Zi.
Nuk ka emër tjetër veç tradhti sjellja e klikës hoxhiste ndaj veprimeve sllave pas perfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Klika hoxhiste vrau e burgosi qindra patriotë shqiptarë, prishi marrveshjen e Mukjes, heshti ndaj anullimit qe i beri Tito dhe PKJ me Kongresin e Avnojit ,vendimeve të Konferencës së Bujanit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, heshti për vrasjen e udhëheqesve të kësaj konference.
Ajo heshti per masakrën e Tivarit 1945, ku u vranë në menyrë barbare mijara nacionalistë shqiptarë.
Klika hoxhiste heshti për debimin nga trojet e tyre dhe therjen në menyrë çnjerēzore tē mijra vellezërve çamë në eksodin biblik të vitit 1945.
Diktatura komuniste për 45 vjet, udhëheqja e saj,qeveritarët e majtē të tranzicionit në mos qofshin direkt pjesë e skenarit antishqiptarë janë thjesht të padenjē për tē mbajtur,jo vetëm postin ,por edhe kombësinë dhe stemën e pasaportave të tyre.
Në takimin e Kretës me kasapin e Ballkanit Millosheviçin Fatos Nano, atëherë kryeministër deklaronte;
Kosova është çeshtje e brendshme e Serbisë.
Kryeministri Rama eshtë mik i ngushtë e nxënës i zellshëm i Vuçiçit për të zbatuar udhzimet e tij dhe të gospodarëve të tjerë të Beogradit.
Presidenti Ilir Meta ne takimet me qeveritarët grekë,atherë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë u përpoq të varrosë çështjen çame ,për hir të pushtetit të tij.
Pranë ketij binomi vepron një taborr mediatik dhe opinionist të mirëpaguar.
Ata kanë per detyrë përbaltjen e figurave të ndritshme të historisë kombëtare,Gjergj Kastriotit,Nanë Terezes, Rugovës,Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Ata sulmojnë kulturën tradicionale, menyrën e jetesës, menyrën e tē folurit të gegëve se gjoja nuk bajnë dot shtet etj, etj.
Do ndalem pak kētu, jo për faktin se unë jam gegë.
Shikoni sa injorantë të historisë tregohen, sa të vegjël e sa strucë prezantohen.
Këta sharlatanë e ardhacakë, të paemër si Mustafa Nano,Mero Baze, çorapja ,Lubonja , Plasari , pa permendur mikun e ngushtë, të dikurshëm të Ramës, të ndjerin Ardian Klosi të cilin ai e bëri kurban mendojnë se janē qendra e gravitetit dhe se bota sillet rreth tyre.
Teuta e Genti, Gjini, Progoni e Dhimitri te Shtetit të Arbërit,Gjergj Balsha ,Gjergj Kastrioti ,e së fundmi Ahmet Zogu nuk paskan ditur të bajnë shtet pa u konsultuar me këta Monteskje të mëdhenj.
Dikur Noli i madh shkruante:
Ku e lamë e ku na mbeti
Vaj vatani e mjerë mileti.
Ka ardhë koha që të çlirohemi nga këta makiavelë që na kanë mbërthyer si oktapod, te çlirihemi nga pushtetarët dhe shtetarët panternalistë , keta zhurnalistë komercialë ,politikë ,dhe të bashkojmë potencialet intelektuale për hartimin e platformës së përbashkët ,që realizon ëndrrën shekullore që kombet tjera e kanë kryer me kohë.
Bashkimi ban fuqinë, e fuqia drejtësinē.
Shqiptarët kanë tashmë elementët themelorë për të realizuar ëndrrën e kahmotshme nacionale ,Shtetin-Komb.
Kemi gjuhën, flamurin, të drejtën historike, të drejtën hyjnore.
Bekimin e vetë Zotit.
Na lipset unifikimi i qendrimit.
Mesazhi i thuprave të Gjergj Kastriotit tingllon edhe sot shumë kuptimplotë.
Lufta për çlirimin e Kosovës thirri nën armë të gjithē shqiptarët me devizën;
“Një Komb një qendrim”.
UÇK-ja mbështetur nga NATO-ja mundi makinerinë ushtarake te Çengis Khanit të Ballkanit Millosheviçit.
Serbia kapitullij dhe pranoj marrëveshjen e Kumanovës.
Në Rambuje u nënshkrue paqja dhe u zgjodh pikerisht vendi simbol i armëpushimit të luftës 100 vjeçare të Francēs me Anglinë.
Gjatë kesaj periudhe 30 doktorr shkencash u shpallen nga Akademia e Shkencave Serbe ,se sulmonin shqiptarët si rracë e shëmtuar, pa kulturë shtetformuese ,baritorë ,shtegtarë, arkitekt të ndertimit të mullarit të barit dhe si faktmbledhës të ndertimit te tualetit në natyrë dhe se ata ishin autokton dhe shqiptarët të ardhur ,zaptues.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë u tregue e pazonja për tu vertetuer serbēve se ata janë ardhacakë, pasardhës të hordhive të Atilës dhe se ata janë shtegtarë dhe e ndezin zjarrin në mes të shtepisë pa oxhak.
Tu sillte në vëmendje se shqiptari Kara Gjergji (themeluesi i dinastisē së karagjergjoviçëve)kishte kontribuar për autonomine e Serbisë dhe kur u çertifikua autonomia ne vitin 1868 me shumë kishte banues shqiptarē se serbë.
Edhe sot akrobactë e Serbisë me zajednicën dhe prillizhën po perpiqen që të ruajnē ndikimin mbi Kosovën por kjo ëndërr ështe e shuar përgjithmonë.
Shqiptarëve ju desh tē rreshtohen në luftë pēr tē drejtat universale tē vellezërve tanë ne Luginēn e Preshevës, aty ku është nyja gardiane e shqiptarizmit.
Pas shumē betejash me Serbinē u ulën nē bisedime per nënshkrimin e armēpushimit,por pikërisht ditën e nënshkrimit të paqes serbët vranē në pabesi ,me pusi komandanin e luftes, arkitektin e paqes Ridvan Qazimi( Komandant Leshi)
Mesazhii Skenderbeut u jetēsua në luftën e shqiptarëve të Maqedonisë.
Mijra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare u mobilizuan në këtë luftë të shenjtë dhe e detyruan qeverinë maqedonase të nēnshkruaj marrëveshjen e Ohrit.
Sot si rezultat i bashkimit të shqiptarëve ata kanë kryetarin e parlamentit.
Me forcën e tyre shqiptarēt e Maqedonisë detyruan ta njojhē pavarsinë e Kosovēs.
Shqiptarët kanë kontribuar në kryengritjen e Greqisë, madje kanë qenë truri udhëheqës i saj.
Marko Boçari, Kolokotroni, Foto Zhavella, Laskarina Bubulina qenē strategët organizatorë të luftës për çlirimin e Greqise deri në shpalljen e pavarsisë.
Qeveritë greke jo vetëm nuk qenë kurrë mirënjohese por nuk hoqën dorë nga synimet shoviniste për coptimin e Shqipërisë.
Shqiptarët në Mal të Zi janë përballur në historinë e tyre me shumë pushtues.
Ata janë farkëtuar në kudhren e qendresës, kanë pērjetuar luftrat më gjakatare, por dhe torturat më çnjerzore si kryqin e kuq të skuqur në shpinē për tu konvertuar nè ortodoks malazez.
Ata kanē qëndruar me stoicizemem e nuk janë dorēzuar kurrë.
Ne historinē e re ata u banē percaktues me votēn e tyre pēr shkeputjen e Malit të Zi nga Serbia.
E detyruan qeverinë malazeze të njohë pavarsinë e Kosovës.
Asgjesuan grushtin e shtetit nga ruso -serbët dhe shpëtuan nga marrja peng kryeministrin e vendit Gjukanoviçin.
Vota e shqiptarëve përcaktoj kahjen propërendimore te Malit te Zi dhe antarësimin e tij në në NATO.
Çështja çame, dega e thyer por jo e tharë e lisit kombëtar shqiptarë është shtruar për zgjidhje.
Ajo tashmë është kryefjalë dhe kallxues i bisedimeve të kancelarive përendimore.
Pas kësaj analize antropologjike arrihet në konkluzionin se shqiptaret janë në zenitin e tyre.
Mirpo sa herë qe shtrohet për zgjidhje çështja shqiptare ,dmth bashkimi i tyre në një shtet të vetëm , pra krijimin e shtetit Komb ,qarqet antishqiptare te udhëhequr nga Kremlini organizojnē skenare ogurzeza pēr destabilizimin e Ballkanit dhe sabotimin e kauzēs së shqiptarëve,
realizimin e shtetit komb.
Pengmarrja dhe mbajtja në Francë në mënyrë të paligjshme me fletëarrest te një etniteti Serbi-Mali i Zi që tashmë nuk ekziston si subjekt i të drejtës nderkombtare të ish kryeministrit, komandatit te rrafshit të Dukagjinit simbolit të luftës së Kosovës z Ramush Haradinaj synonte destabilizimin e Kosovēs dhe krejt Ballkanit.
Adem Jashari dhe Ramush Haradinaj janë binomi udhëheqës i luftës së Kosovës.
Pasi kishin ekzekutuar Adem Jasharin bashkë me familjen ,pas shumë vitesh u organizua ky skenar për eleminimin politk, pse jo fizik të z. Haradinaj.
Falë mbështetjes e protestave popullore gjithëkombtare dhe mbeshtetjes së Amerikes, aleatit tonë tē përhershem, ky skenar mbeti në letër.
Tentativa e dytë pēr destabilizimin e Ballkanit ishte grushti i shtetit në Mal tē Zi dhe marrja peng e kryeministrit Gjukanoviç.
Falē shqiptarëve dhe Amerikēs dhe ky skenar deshtoi.
Skenat e tmerrshme në tempullin e ligjeve në parlamentin e Shkupit janë deshmia mē autentike sē çfarē mund tē projektojnē mendjet diabolike pēr të realizuar qëllimet e tyre kriminale.
Pasi deshtuan në organizimin e vrasjes se Ali Ahmetit, skuqen parlamentin me gjakun e deputetit Zijadin Sela.
Me gjithë dhunēn e pashoqe, Gruevski me shokë, i mbështetur nga Kremlini dështuan, nuk e ndalēn dot konstituimin e parlamentit dhe zgjedhjen e Telat Xhaferit kryetar.
Përpjekjet pēr ta eliminuar nga skena politike Partinë Demokratike duke ju imponuar që ta lënë jashtë procesit zgjedhorë dhe projektimi i vrasjes së liderit të opozitës z. Lulzim Basha ishte epilogu i këtij skenari gjakatar qē dēshtoj falē mprehtēsisē politike, intuitës intelektuale,vizionit përendimor tē kryetarit të PD-së z. Lulzim Basha, i cili me mbështetjen e Amerikës i la regjizorët e Kremlinit me gisht në gojë, Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama me dopio gjashtën nē dorë si aktorë të këtij skenari.
Ky elaborim modest pranon kauzën shqiptare tê shtetit komb si aksiomë.
Bashkimi i shqiptarëve eshtë i pashmangshëm.
Endrra jonë nacionale e kahmotshme do të bëhet realitet.
Repubika e Re panshqiptare po lind si faktor paqje e stabiliteti i Ballkanit.
Shteti komb, Republika e Re panshqiptare është demon për pushtetarët, shtetarët pragmatistë, utilitarë, për qeveritarët e korruptuar, për politikanët e hipotekuar tek qarqet antishqiptare.