Rëra me kokrrat në formën e yjeve

Plazhi në zonën e Okinawa të Japonisë ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve në botë. Kokrrat e rërës janë në formën e yjeve, duke e kthyer plazhin në një vend unik dhe mjaft grishës. Zona në fjalë ndodhet në jug të Japonisë dhe duhet pranuar që është një vend që të mahnit për bukurinë që e karakterizon.
Japonezët e quajnë Hoshizuna no Hama (rëra në formën e yjeve) dhe prej kohësh është një nga vendet kryesore turistike të Prefekturës së Okinawa.

Çfarë janë këto yje
Në fakt yjet e vogla nuk janë gjë tjetër veçse skelete bosh të foraminiferëve, organizma mikroskopike një-qelizore të mbretërisë së protistit. Këto krijesa ndodhen në thellësinë e detit dhe janë të veshura me një guaskë karbonati dhe kalciumi, që merr forma të ndryshme.
Në mëshirën e valëve
Këto që shihni në këto foto janë veshja e Baculogypsina sphaerulata, një lloj specie e foraminiferos, me rreth një milimetër dhe që përdor pesë ose gjashtë pjesë të guaskës së saj për tu ankoruar tek algat, në habitatin e tyre natyral. Kur foraminiferët ngordhin, skeleti i tyre del në breg të detit nga valët dhe përzihet me rërën. Kështu ë disa plazhe të ishullit të Hatoma, Iriomote e Taketomi janë të mbushura me ujë të vogla. Fenomeni i daljes së yjeve në breg të detit vazon përgjatë gjithë kohës por në verë, ata shtohen edhe më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?