Reshje shiu në ditët në vijim? Ja parashikimi i motit
Reshjet e shiut vijojnë të mos jenë të pranishme në territorin e vendit, ndonëse jemi në stinën e vjeshtës. Sipas Meteoalb deri të shtunën nuk priten reshje shiu në horizont, ndërkohë që temperatura mesatare është 2.5 gradë celsius mbi mesataren shumëvjeçare klimatike.
Postimi i Meteoalb
MOS E BESO PO DESHE: Muaji tetori 2017 rezulton 1.5°C më i ngrohtë për zonat e ulëta; 1.0 °C me i ngrohte për zonat malore por 1.0 °C më i FTOHTË për zonat bregdetare. Tabloja e reshjeve të tetorit 2017 është E VARFËR, janë regjistruar 60%, 30% dhe 20% e normave të reshjeve mujore respektivisht për zonat e ulëta, malore dhe bregdetare.
DERI MË DATË 31 TETOR 2017 temperatura mesatare territoriale është 2.5°C mbi mesataren shumëvjeçare klimatike ndërsa tabloja e reshjeve mbetet E VARFËR duke plotësuar vetëm 60% të normës së reshjeve vjetore.