Reshjet e dendura lënë pa energji elektrike disa zona
Reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona, kryesisht rurale. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) njofton se prania e ujit dhe pemët e rrëzuara kanë dëmtuar disa kabina dhe linjat ajrore të shpërndarjes së energjisë.
Brigadat e elektricistëve po punojnë pa ndërprerje për riparimin e defekteve, pavarësisht kushteve të vështira që ka krijuar moti i keq. OSSH siguron qytetarët se punonjësit janë në gatishmëri për të rikthyer furnizimin në mënyrë sa më të shpejtë dhe të sigurt.
Qytetarët mund të raportojnë çdo ndërprerje ose problem në furnizim përmes Call Center-it 24-orësh në numrin 042274141, duke pasur garanci se stafet janë të gatshme për asistencë të menjëhershme.
KOHA JONË SONDAZH

