Reshjet, përmirësohet situata hidrike në hidrocentralet e kaskadës së Drinit

Sipas të dhënave, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 283.3 metra, ku pika maksimale e tij 296 m, kurse prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 196 m3/s.

Nga ana tjetër, niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 174.1 m, nga 175, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 221 m3/s.

Ndërkohë, niveli i HEC-it të Vaut të Dejës është 74.3 m, nga 76 m, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 276 m3/sek ujë.

Nga ana e tij, KESH garanton se situata hidrike në vend është nën monitorim të vazhdueshëm dhe janë marrë të gjitha masat për sigurimin e digave në këto hidrocentrale.

Por edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë paraqitet në gadishmëri të plotë dhe grupe specialistësh kanë qenë në terren që nga mbrëmja e djeshme për riparimin e avarive të shkaktuara nga moti i keq.

 

SHKARKO APP