Restorant natyror me klientë lakuriq

Dëshironi të jeni i zhveshur, ndërsa jeni duke drekuar në Londër? Më shumë se 32.000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për një restorant të quajtur “Bunyadi”, një restorant ku të marrësh “përvojën e ushqimit të lirë.” Hapja mund të bëhet në qershor, në pjesën qendrore të Londrës.  Ata që duan këtë lloj rehatie kur janë duke konsumuar ushqim apo të pinë një gotë verë me miqtë, një vend ende i pazbuluar do ofrojë këtë mënyrë të jetesës.

“Unë jam i befasuar dhe i ngazëllyer”, është shprehur njëri nga sipërmarrësit. “Njerëzit duan të jenë të zhveshur. Nëse kjo ndodh vetëm në një plazh apo në një sanua, nëse mundësia është që të ofrohet edhe në një gjendje natyrore, ata do të marrë atë që kërkojnë”.

Stafi gjysmë-lakuriq. Paguajnë deri në 95 dollarë për person, ku ofrohet ushqim dhe pije. Klientët do të jetë në gjendje të zgjedhin nëse duan të qëndrojnë në zonën e veshur dhe të “zhveshur por të pastër”, ku ata do të shërbehen nga një staf gjysmë-lakuriq.

Do të krijohet një mjedis krejtësisht i natyrshëm, si restoranti dhe kuzhina do të gatuajnë pa energji elektrike apo gaz. Në vend të kësaj, ushqimet do të përgatiten duke përdorur sobë druri dhe shefat e kuzhinës do të jenë të veshur vetëm me një përparëse. Ushqimi do të shërbehet në enë prej argjile.

Bunyadi, thotë Lyall, do t’u ofrojë klientëve ushqim të papërpunuar dhe një mjedis të paprishur nga teknologjia moderne. “Unë jam i frymëzuar nga lëvizja për më shumë natyrore,” thotë ai.

Burimi: CNN/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP