Restoranti kinez ofron ulje çmimesh në varësi të madhësisë së gjoksit

Një restorant kinez është gjendur mes sulmit të kritikave pasi nxorri një ofertë ku ofronte ulje çmimesh për gratë në varësi të madhësisë së gjoksit të tyre

Sipas Qianjiang Evening Post, banorët vendas u ankuan tek autoritetet vendore pasi panë posterin në restoratin Trendy Shrimp në një qendër tregtare në Hangzhou, qyteti kryesor i provincës bregdetare Zhejiang.

Në poster janë dis vajza me madhësi të ndryshme gjoksi dhe me sloganin “I gjithë qyteti po kërkon gjinj”

Ofertat më të mira janë për vajzat me gjoks të madh. Banorët vendas e cilësuan reklamë vulgare dhe diskriminuese ndaj femrave.

Posterat fillimishit u vendosën më 1 gusht por më pas u hoqën.

Drejtori i përgjithshëm i restorantit, Lan Shenggang, mbrojti strategjinë e tyre të shitjes.

Sapo filloi promovimi, numri i klientëve u rrit me rreth 20% tha ai, duke shtuar “shumë vajza që takuam ishin shumë krenare dhe nuk kishin asgjë për të fshehur”

Ai i siguroi lexuesit se klientët mund të kërkojnë zbritjet e tyre nga kamarieret në vend që të merren me stafin mashkullor, në mënyrë që “të shmangin sikletin”.

Nuk është hera e parë që një restorant në Kinë ofron ulje në bazë të pamjes. Në janar 2015 një restorant në Chongqing dha ushqime me ulje çmimi për burrat mbipeshë dhe gratë e dobëta, shkruan BBC.

SHKARKO APP