Restoranti më i shtrenjtë në botë (FOTO)

Teknologjia e sotshme është e paparashikueshme dhe i vjen në ndihmë njerëzimit në çdo moment. Restoranti që do të shikoni më poshtë, është cilësuar si më i shtrenjti në botë, por veçantia qëndron te teknologjia pafund e përdorur brenda tij.

“Sublimotion” është emri i restorantit në Ibiza, që mban rekordin e menysë më të shtrenjtë. Restoranti është hapur në 18 maj, ndërsa shefi i tij, është një nga emrat më të njohur të kuzhinës botërore, Paco Rancero, paga e të cilit arrin shifrën e 5000 $ në muaj.

Nëse ju rastis të shkoni në këtë restorant, do t’u duket sikur jeni në një botë virtuale, kontrolli i së cilës, është padyshim në duart tuaja. Tavolinat që ndodhen mes mureve virtuale, mund t’i ndryshoni si të dëshironi me anë të telekomandave. Sipas zëdhënësit të këtij restoranti, atmosfera e krijuar nga një sërë dritash është një eksperiencë unike, të cilën mund ta shijojnë vetëm dymbëdhjetë klientë njëkohësisht.

 

Por e veçanta e këtij restoranti është menyja e shtrenjtë, e cila për një drekë ose darkë shkon nga 1500 euro deri në 15 mijë euro. Nëse dëshironi një darkë romantike, mund të zgjidhni edhe imazhet që shfaqen nëpër mure, kjo falë ekraneve të dixhitalizuara.
Por sigurisht që përveç kësaj, ushqimi është i shkëlqyer.

SHKARKO APP