Revista “Forbes”: Bill Gates personi më i pasur në botë

Bill Gejts është ngjitur në top listën e miliarderëve të botës në renditjen vjetore të revistës prestigjoze “Forbes”, ndërsa krijuesi i Facebook, Mark Zukerberg, u fut për herë të parë në 20-shen e parë, duke zënë vendin e 16-të.

Pasuria e Gejts vlerësohet të jetë rritur në 79,2 miliardë dollarë në krahasim nga 76 miliardë dollarë që ishte një vit më parë, ndërsa themeluesi i Microsoft qendron prej 16 vitesh në 21 më të pasurit e globit.

Sipërmarrësi meksikan i telekomunikacionit, Karlos Slim Helu, është renditur i dyti, me një pasuri prej 77,1 miliardë dollarësh, ndërsa presidenti i “Berkshire Hathaëay”, Uorren Bufet, është renditur i treti me një pasuri prej 72,7 miliardë dollarësh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të miliarderëve, sipas “Forbes”, 536, ndërsa Kina ndjek me më pak se gjysmën, me 213, e më pas vijnë Gjermania me 103 miliarderë dhe India me 90. Ndërsa Rusisë, e cila ka vuajtur jo pak nga kriza e kohëve të fundit e monedhës së saj si dhe rënia drastike e çmimit të naftës, i janë pakësuar miliarderët, pasi numëron vetëm 88 nga 111 që kishte një vit më parë.

Në vend të katërt në listën e pasanikëve renditet Amansio Ortega, themeluesi i Zara-s, me 64,5 miliardë dollarë pasuri, ndërsa presidenti i “Oracle”, Lerrui Elizon, mbyll pesëshen më të mirë, me 54,3 miliardë.

Humbësi më i madh i vitit llogaritet të jetë Aliko Dangote, nigeriani që pasi u shpall njeriu më i pasur i Afrikës falë tregtisë së miellit dhe shqeerit, humbug mbi 4 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke i mbetur gjithsesi 10,3 miliardë të tjera në llogaritë e tij.

Në krahasim me vitin e kaluar, numri i miliarderëve në botë është rritur, nga 1645 në 1826, ndërsa në total pasuria e tyre kap shifrën marramendëse të 7 trilion dollarëve.

Në listë ka vetëm 197 femra, ku spikat trashëgimtarja e zinxhirit të dyqaneve Ëall Mart, Kristi Uollton, në vend të tetë me 41,7 miliardë dollarë, dhe Lilian Betenkur e L’Oreal, në vend të dhjetë me 40,1 miliardë dollarë.

Miliarderët më të rinj për këtë vit janë Evan Shpigel, 24 vjeç, dhe Bobi Mërfi, 25 , të cilët themeluen rrjetin social Snapchat, prej të cilit kanë arritur të fitojnë 1,5 miliardë dollarë secili.

Ndërkohë, edhe pse prej vitesh ka lënë basketbollin, legjenda e NBA, Majkëll Xhordan, është futur për herë të parë në listën e miliarderëve të botës, ndërsa pasuria e tij ka kapur shifrën e 1 miliardë dollarëve falë kontratës së tij me kompaninë amerikane të prodhimit të veshjeve sportive, Nike.

SHKARKO APP