Revista gjermane: Shqipëria origjina e drogës, problem kartelet shqiptare
Revista e njohur gjermane “Stern” i ka kushtuar një artikull për drogën Shqipërisë. Te “Stern” shkruhet se vendi ynë është gjurma nga ku vjen droga.
“Gjurma e re e drogës. Hetuesit japin alarmin: Si e kanë pushtuar kartelet shqiptare tregun e drogës në Gjermani”, shkruan në kryeartikullin e saj revista gjermane ‘Stern’. Ky është artikulli i radhës që etiketon Shqipërinë si vendin e origjinës së drogës dhe ngre alarmin, gazeta dhe revista të tjera kanë shkruar për këtë problem muajin e kaluar.
Televizioni gjerman ARD në edicionin e lajmeve e cilësonte vendin tonë si ‘Kolumbinë e Europës’. Mediat gjermane tregohen shumë të drejtpërdrejta, kur vjen puna për fenomene të tilla të cilat i konsiderojnë probleme shqetësuese jo vetëm për vendin tonë por edhe për Gjermaninë me kartelet shqiptare të drogës.