Revolucioni paqësor dhe revolucioni i vërtetë
Nga Irfan Rama
E kam fjalën për revolucion paqësor, revolucionin demokratik paqësor- se pak ditë më parë na u kujtua pra ne shqiptarëve 20 shkurti i 1991, thirrja për yxhym ndaj pushtetit qendror ose ta perifrazojmë u këngëzua kënga e internacionales socialiste: Ngrehuni o ju të munduar… – që trumbetoi ish-kryeministri shqiptar me datën 19 mars fillherazi pasi kish patur një takim me sy lart e atë buzëqeshjen karakteristike të totalizmit fytyror ëngjëllgëzuar me ambasadorin Donald Lu të “United State of America”. As 24 orë më parë. Dhe i pari i Amerikës ose e Amerikatit në Shqipëri duhet t’i ketë folur e thënë me diplomaci zotërisë të së djathtës se punët nuk do zgjidhen me dhunë e me revolta të dhunshme se Lu -ja e din fort mirë seç kanë hequr amerikanët me kolonitë e tyre në vitet 1775 – 1783 me Luftën për Pavarësinë Amerikane e di historinë rraskapitëse qindra e qindra vjeçare të shqiptarëve për të mbijetuar nga të huajt. Ai e di gjithashtu fort mirë se çfarë energjish negative shprehin shqiptarët duke shkatërruar çfarë të gjejnë përpara kur mendjetullat shqiptare revanshiste të lidershipeve kurthojnë trille politike ose bëjnë zallamahi vjellarake për të hypyr e drejqnuar me këmbë mbi kolltuqet kryeqeveritare apo presidenciale. “O burra mblidhuni se u bë nami me vjellje nga banda e kusarëve qeveritarë”- këlthasin e shtyjnë zërin si bas e tenor opozitat. Gjitha opozitat shqiptare kur vonohej kaplimi i pushtetit apo sapo nis punë një pushtet qendror në të gjithë këto 25 vjet kanë vriguar të nxitin turmat me armë, antitanke, tanke, shkopinj, drurë, gurë e rrulina rrugësh për të marr pushtetin. Asnjëherë deri më sot nuk e kisha dëgjuar fjalën revolucion nga zoti Berisha sepse nga ai ose në mendjen e tij rrotullohej revolucioni proletar, kundërrrevolucioni komunist i 1997, revolucioni i kuq i komunistëve shqiptar që erdhën në pushtet në fundvjeshtën e 1944. Shumë vonë pra 2 vitet e fundit ka filluar të qarkulloj fjala revolucion në futboll-kur në Europë ka vite që është trajtuar në futboll koncepti revolucion si p.sh revolucioni i Beb Guardiolës në Barcelonë shtatë vite më parë- dhe akoma nuk është e konceptuar as në këtë sport koncepti i revolucionit duke e trajtuar atë në nocionin arithmetik :zëvendësim numrash e grupe individësh e jo si një koncept ndryshues përmbajtësor e progresues në tërësi. Në politikë, këtu në Shqipëri, vetëm këto 5- 6 muajt e fundit përmendet në të rrallë termi revolucion por pa dhënë një konceptim shpërfaqësh si “thërrmimi i kristaleve të sheqerit nga turbulenca përplasëse e molekulave të ujit mbi to dhe shpërhapja në të gjitha drejtimet”. Por revolucioni paqësor në Europën që ne duam t’i përngjitemi nuk ndodh asgjëkundi. As revolucioni i mëndafshtë që ja vesh në skriptim një deputet i shkolluar në perëndim – e që luan top me dy duar me dy këmbë e me dy mendje ose 2,3,4 trurëzime lëvizshmërish partiake se mund të devijojë sërish parti nën pretekstin e të qenurit “politikan” -ndonjë lideri apo personaliteti dinjitoz amerikan që në politikë për vetë demokracinë amerikane “kullim Epruvetë”nuk përdoret termi revolucion! Që të tallesh e të gënjesh popullin e varfër e të përmbushur me energji negative mu në pikë të diellit apo mu në tavolinën e bardhë të ndonjë televizioni llamburitës në orët jo të vonta të mbrëmjes se “ne kemi dy rrugë ose të dekriminalizimit së parlamentit nga dy anët se ka deputetë të pastër ose të realizojmë dekriminalizimin me protesta në rrugë nëpërmjet revolucionit të quajtur të mëndafshtë (?!!!)” është vërtetë mjerane dhe e turpshme. E nga kush? Nga një njeri-deputet me një kalë mend e dituri! Po kush na qenka ky revolucion paqësor demokratik apo i mëndafshtë, apo i portokallinjtë apo pranveror tunizian? Po përmarr vetëm revolucionet e ish-kryeministrit apo revolucionin e protestës rrugore “të shtruar” në mëndafsh. Elementët e këtyre “revolucioneve” janë: Protestat në rrugë paqësore; grevat e urisë me fëmijë, adoleshentë, gra e burra të hequr nga puna; më pas vjen mosdurimi e egërsimi; sulmi nga kryeministria e parlamenti me mjete guri, shkopi, arme, plagosje e vrasje; Fundi zgjedhje të parakohshme kur zgjedhjet lokale janë në prag e ato duhen përgatitur. E zemë se ikën Ilir Meta a thua dekriminalizohet parlamenti? Se të dekriminalizosh parlamentin me ato fytyra që janë aty nga dy krahët zor se i përgjen nja 20 vetë që janë të pastër. Dhe ajo më përtallsja është se si e kur do të hiqen të gjithë ato deputetë. Se të dekriminalizosh parlamentin do të thotë të heqësh jo vetëm ato deputetë që janë përfshirë në hetimin e hipotezës së vrasjes së dy deputetëve dhe që prokuroria e përgjeti oportune flet arrestin për dy deputetët Doshi e Frroku, por dekriminalizim do të thotë edhe heqja e të gjithë deputetëve që janë marrë me korrupsion, shkelje ligji e mashtrime të ndryshme në dokumentacionet e shtetit. Paradoksi është që deputetët e kriminalizuar kush do t’i dekriminalizojë? Deputetët vetveten?!
Revolucioni i vërtetë dhe Thomas Kuhn
Shumë e shumë shqiptarë të varfër e të ndershëm bashkë me ta edhe shkruesi i këtyre radhëve kërkojnë që të bëhet një revolucion i vërtetë që do të thotë një revolucion idesh, pikpamjesh, qëndrimesh, alternativash shkencore e institucionale në të gjitha fushat. Çfarë nënkuptojmë me këtë? Le t’i referohemi pak Thomas Samuel Kuhnit. Ai ishte një akademik shumë i zoti nga Cincinnati i Ohajos të SHBA-së. Fizikanti, historiani dhe filozofi i shkencës Kuhn botoi në vitin 1962 librin e diskutueshëm “The Structure of Scientific Revolutions” (Struktura e Revolucionit Shkencor)i cili pati ndikim të madh të dyanshëm si nga qarqet akademike ashtu edhe ato popullore duke përfshirë termin “paradigm shift” (ndryshim i modelit) i cili u bë qysh në atë kohë një idjomë e gjuhës angleze. Kuhn bëri disa kërkesa të rëndësishme lidhur me progresin e njohurive shkencore: që fushat shkencore ti nënshtrohen në mënyrë periodike “paradigm shift” jo vetëm progresimit në mënyrë lineare dhe të vazhdueshme dhe që këto ndryshime të modelit të nxjerrin në pah qasje të reja në kuptimin e asaj që shkencëtari kurrë më parë nuk do ti konsideronte të vlefshme; që nocioni i së vërtetës shkencore, në çdo moment të dhënë nuk mund të vendoset vetëm nga kriteri objektiv, por përcaktohet nga një koncensus i një komiteti shkencor. Modelet konkuruese janë shpesh të pabashkëmatëshme. Kjo vjen nga që ato janë konkuruese dhe gjykohen papajtueshmërisht nga realiteti. Në këtë mënyrë mirëkuptimi jonë me shkencën kurrë nuk mund të mbështetet tërësisht vetëm pas “objektives”. Shkenca duhet gjithashtu të mbështetet në përspektivat subjektive sepse edhe konkluzionet objektive përcaktohen nga kushtëzimi subjektiv i pikpamjeve mbarëbotërore të shkencëtarëve dhe partnerëve. Sipas këtij koncepti të Kuhnit ndryshimet në Shqipëri duhet të jenë rrënjësore në të gjitha fushat. Ndryshimet e modeleve në institucionet në parlament, në qeverisje, në gjykatat, prokurorinë, në digasteret, në universitete, në bashki e kudo duhet të realizohen në zbatueshmëri të ligjit, në përzgjedhjen e drejtuesve dhe nëpunësve mbi bazën e aftësive, koherencës llogjike të zgjidhjes së problemeve, ndershmërisë e devocionit, selektimit dhe veprimit të ligjit për të korruptuarit, konceptit bashkëpunues e punës në grup, përzgjedhjes së alternativave shumë mendore. Kriteret e përzgjedhjes nuk duhet të jenë të aseteve politike dhe konkurset fallse siç po veprohet do ta dërgojnë këtë vend edhe më keq se çështë. Institucioni i përzgjedhjes duhet të jetë për mua ndërkombëtar dhe i monitoruar këtu në Shqipëri nga BE-ja. Dekriminalizimi i Kuvendit dhe i dikastereve nuk mund të bëhet pa bërë një hapje të dosjeve mbi njëzet vjeçare të deputetëve, ministrave e ish-ministrave, tenderët e dhënë mënyrat e pasurimit të tyre, pronat që kanë këtu e jashtë Shqipërisë. Një institucion jashtë parlamentar me ekspertë të BE-së dhe SHBA-së, përfaqësues të pavarur shqiptarë tok me organet e prokurorisë e gjykatave me ekspertët më të ndershëm shqiptarë mund të nxjerrin një produkt të pastër. SHBA dhe BE duhet tashmë të veprojnë me forcë në Shqipërinë e gangrenizuar. Opozita dhe pozita duhet të bashkëpunojnë në parlament, institucione e bazë sepse as njëra prej tyre nuk ka monopolin e pastërtisë, ndershmërisë dhe vizionit të së ardhmes e vetme. Revolucionet e rrugës të përçdongjyrese janë tashmë relike dhe kanë qëllim vetëm populist jopërzgjidhës. Aventurierët e pangopshëm politik kanë vesi.