Rezultatet e orës 10:33/ PS 49,50% të votave, PD 28,38%, LSI 14,97%, PDIU 3,84%, LIBRA 1,11%

Shqipëria votoi në 25 qershor për zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Pas dorëzimit të materialeve filloi procesi i numërimit të votave.

Momentalisht vetëm Puka mbylli procesin e numërimit.

Pothuajse në të gjithë qarqet janë hapur disa prej kutive të votimit, ku deri tani në avantazh është Partia Socialiste, përveç qarkut të Kukësit ku kryeson PD.

Ajo që bie në sy nga numërimet e parë është qarku i Shkodrës, një bastion i PD ku shumica e votuesve kanë dhënë votën për Partinë Socialiste dhe ka një ngushtim të rezultatit.

Në disa KZAZ eshte nderprere numerimi per te rifilluar ne mesdite

Deri në orë 10:33 janë numëruar 2041 nga 5362 kuti votimi.

PS ka 49,50% të votave, PD 28,38%, LSI 14,97%, PDIU 3,84% dhe LIBRA 1,11%.

SHKARKO APP