Rihana kalon 4 orë me Benzema, pas humbjes së Francës në Elbasan

Të shtunën Kombëtarja shqiptare mposhti Francën në “Elbasan Arena” me rezultat 1-0, duke i shkaktuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit francezëve, dhe “gjelat” vuajtën mungesën e Benzemasë, pasi Oliver Giruod ishte në ditën e tij më të keqe.
Sidoqoftë, numri 9 i Realit ishte duke ngrënë darkë me Rihannën, në Santa Monica, në restorantin “Giorgio Baldi”, në një pjesë të rezervuar vetëm për ata të dy.
Futbollisti dhe këngëtarja nuk kanë lëvizuar nga restoranti për katër orë. Zërat për një lidhje të mundshme të Benzemasë dhe Rihannas sa vijnë e shtohen.
Francezi është duke kaluar pushimet në SHBA, dhe gjatë gjithë kësaj kohe është shoqëruar vetëm me 27-vjeçaren. Sidoqoftë, Rihanna duhet ta ketë ngushëlluar për humbjen sulmuesin, i cili është kërkuar nga tifozët francezë që të rikthehet sa më shpejtë në kombëtare, pasi sulmuesi tjetër Giroud i zhgënjeu ata.

SHKARKO APP