Rihanna dhe Benzema bashkë?
Rihanna dhe Karim Benzema janë takuar për herë të dytë brenda një jave.Këngëtarja dhe futbollisti ishin parë ditë më parë në Nju Jork, por tani kanë kaluar disa orë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal nate në Los Anxhelos.
Mediet rozë kanë shkruar se Rihanna dhe Benzema janë në një marrëdhënie, dhe se qëndrimi për kaq kohë i Benzemasë nëShtetet e Bashkuara, është vetëm për shkak të 27-vjeçares.
Futbollisti i Realit nuk kishte pasur ndonjë miqësi me Rihannan, vetëm verën e kaluar kishte shkëmbyer disa batuta në Tëitter, por asnjëherë nuk ishin takuar, ndërsa tani, për një javë, janë takuar dy herë.
Rihanna ishte paraqitur thjesht, me një model shumë ndryshe flokësh, ndërsa shumë sportiv ishte edhe Karim Benzema. Numri 9 i “galaktikëve” është në faqet e para edhe të gazetave sportive, pasi flitet për një transferim të mundshëm të tij te skuadra angleze Mançester Junajtid.