Rikonstruktohet linja e furnizimit me ujë për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Bashkia e Tiranës ka punuar me intensitet në territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të rikonstruktuar linjat e ujësjellësit dhe për t’i bërë ato më efiçente për qytetarët që marrin shërbimin në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror.

Specialistët e UKT riparuan saraçineskën në një segment të bllokut, ndërkohë që është vendosur një saraçineskë e re në një pjesë tjetër të rrjetit të ujësjellësit pranë spitalit francez.

Gjithashtu, ekipet riparuan me shpejtësi një defekt në linjën e ujësjellësit që furnizon Spitalin e Fëmijëve dhe Spitalin e Neurologjisë.

SHKARKO APP