Rikonstruktohet palestra e gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër, Benet Beci: I japim fund një padrejtësie shumëvjeçare
Pas vitesh të tëra në kushte të papërshtatshme, palestra e gjimnazit elitar “28 Nëntori” në Shkodër po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale e ka cilësuar situatën e deritanishme si të dhimbshme dhe të papranueshme.
Sipas Becit, për vite me radhë nxënësit e këtij institucioni arsimor janë detyruar të zhvillojnë orët e edukimit fizik në ambiente të jashtme, pa një palestër funksionale dhe dinjitoze, duke u përballur me kushte jashtë çdo standardi./J.H/
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

