Rikthehet deputeti më horror se kurrë, nëse burrat përdhunojnë ti pritet…

Mallkimi i Hazbi Kasaj disa vite më parë, kur kandidonte për kryetar komune të Këlcyrës ishte i frikshëm, prisni të dëgjoni premtimin e tij të radhës.

Pasi të gjithë ata që nuk e votuan atë kohë, luteshin t’i shpëtonin kancerit në grykë dhe të mos vdisnin nesër, por të kishin dhe një tjetër shans për të jetuar, nëse e zgjedhin këtë herë dhe tregohen djem e burra të mbrapshtë, mund të gjymtohen përjetësisht!

Deputeti i Partisë së Punës është rikthyer, këtë herë si kandidat i një partie të djathtë, duke qenë se partia e tij nuk është regjistruar në zgjedhje dhe ndërsa shpjegonte programin elektoral në emisionin “Dritare” me gazetarin Aran Xhani në një televizion lokal në Gjirokastër, tregoi se kishte një plan të mirëmenduar për të gjithë burrat që abuzojnë seksualisht.

“Kur i ngrihet mendja për të bërë seks, nuk duhet ta zinte të bijën e botës ose gruan e tjetrit me pahir, por të kishte shtëpi publike. Të shtrydhte energjitë e tij, ato sekrecionet, do qetësohej, ta zinte gjumi, do ikte në punë dhe nuk do bënte gabime të tilla. Nëse do ta bënte, do të nxirrnim një ligj t’i prisnim penisin, ta linim pa penis”,- tregon me qetësinë më të madhe Kasaj, që mendon se ka gjetur zgjidhjen ideale.

SHKARKO APP