Rikthehet pas 6 vitesh – Ja fjalët e para të Lulzim Bashës si deputet (Video)
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hyrë për herë të parë pas 6 vitesh si deputet sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka ndjekur seancën e parë që zgjati vetëm 30 minuta: hapjen e saj nga socialisti Besnik Bare, Himnin e Flamurit, zgjedhjen e deputetëve të rinj si sekretarë dhe ka njoftimin për vazhdimin e seancës pasdite duke zbatuar rregulloren.
Mësohet se Basha ka kërkuar fjalën në seancë, e cila iu dha për pasdite, sipas rregullores, por ai vetë nuk e bëri të ditur se për çfarë do të mbajë qendrim.
Pas daljes nga Kuvendi, i pyetur nga mediat, ai tha se seanca “nuk kishte ndonjë impakt. Ishte një ritual ceremonial të nisjes së seancës, gjithçka normale. Pse kërkova fjalën unë do ta mësoni në seancën e pasdites.”