Rikthimi i Isës

 

Gëzim Llojdia*

 

Eshtrat e Heroit Kombëtar, Isa Boletini, do të rivarrosen në qytetin bregdetar të Vlorës, në 10 qershor.Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me propozimin e të dyja qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe familjarëve të bashkëluftëtarëve të tij prezent në takim, vendosi që eshtrat e Heroit Kombëtarë Isa Boletini dhe të bashkëluftëtarëve të tij të kohës do të rivarrosen në Vlorë, me 10 qershor 2015.Këshilli Organizativ do të vazhdojë punën në përgatitjet e ceremonisë së rivarrimit sipas axhendës së mëparshme, bën të ditur njofimi  nga Ministria e FSK-s .

 

Pas njëqind vjetëve. Por Isa e kishte shpërfillur varrin,banesën e tokës. Mundet,që andej të ketë ikur,njëqind vjet më parë,ose që ditën e nesërme,që ka shënuar ditën e shuarjes së tij.Nuk ka ,por as mundet të gjenden arsye sado të forta, që ta mbanin të gozhduar nën dhe, nën atë llagëm të ftohtëpas nje kalvari te gjate. Trupi i  patriotit  do të rrugëtojë tash , përtej mjegullës, brenda  një arkëmoti, për të mbajtur një premtim të rrallë,që koha  kaq mizore u tregua,sa qe gjallë dot nuk e përmbushi. Në këtë udhëtim për të mbritur këtej, në jug atje kur erdhi ditët e mëvetësisë në Vlonën trime duke ja prishur , gjumin ëndërror, përtej kohës.Ngritja e Isës  për të rrugëtuar drejt qytetit të Pavarësisë janë nga ato të rralla premtime, për ta  ruajtur pranë trupit të plakut të Vlorës në prehjen e përhershme,në gjumin e pafundëm.Mbrinë kësaj here  i shoqëruar nga një shpurë shtetërore, por kësaj here i baltosur, ndërkaq  vjen   në peshë i lehtësuar, por më i thellë në mëndjet shqiptare.

Shtatorja e Isa Boletinit, vendosur në sheshin "Pavarësia" të qytetit të Vlorës, vepër e skulptorit Bujar Elmazi. E lartë 3 metra, vendosur në një piedestal një metër, gjendet në Skelë .Bacë ju ktheni serishë atje ku  në jug,kur njëqijnd e kusur vjet shkuan,Bac ju erdhët te vendi dhe toka ku u ngrit flamuri.C’frikë kishin nga ty tradhëtorët?Emri yt i llahtariste tinzarët? Ngrehu!Zgjohu,pra!

1.

Nëse do të kishit mundësi të vizitonit kullën e Isës,pra të heroit Isa Boletinit  do të shtangeshit nga befasia.Pra nëse keni mundësi të vizitonit kullën e Herot të Popullit”, luftëtari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, udhëheqës i kryengritjeve antiosmane të vitit 1911, mbrojtës i trojeve shqiptare në Luftën Ballkanike kundër serbëve, pjesmarrësit Kuvendin e Vlorës. Ardhja e Isës në Vlorë me 400 kalorës u prit me entuziazmë. Duke u vënë në mbështetje të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë së Pavarësisë, tregoi botës mbarë se Vlora ishte themeli i Shqipërisë që po rilindte shkruan një gazetë shqiptare.

  2.

Kulla me gur,  me dy kate, me tjegulla të kuqe me oxhak. Është vend pelegrinazhi për të gjithë bijtë e racës shqiptare. Kjo është kulla por mund të quhet edhe mauzoleumi i Boletinajve. S. Hasani  mësuesja prej Mitrovice shkoi deri tek kulla e Isës dhe më dërgoi këto fotografi. Aty dot gjeni eshtrat e Isës dhe Boletinajve të tjerë,brenda në kullë në qese. Eshtrat e patriotëve rrinë dhe presin kohën. Eshtrat e atdhetarit dhe heroit Isa Boletini ende të pavarrosura.Këtu janë trupat e Ises.. dhe Boletinajve të tjerë akoma te pa varrosur.. që mbahen në qese…shkruan mësuesja S.Hasani.

 3.

Gani D. Ratkoceri,librin 100 vjet pavarësi te cilin e përuruam në Vlorë në një shkrim te  6 shkurt 1999 sjell të dhëna dokumentare rreth figurës së Isës.Kontributi i Isa Boletinit ne Kryengritjen e Përgjithshme shqiptare te vitit 1912:Udhëheqësi kryesor i kryengritjes ne fjale, atdhetari i madh Hasan Prishtina, ne radhe te pare u takua me heroin Isa Boletini. Ai u konsultua me të, se a do mund te organizonin një kryengritje të përgjithshme në vilajetin e Kosovës ? Isai, jo vetëm iu përgjigj pozitivisht se do të merrte pjesë në kryengritje, por do te kontribuonte për organizimin e saj dhe ashtu veproi. Brenda një kohe të shkurtër Isa Boletini e përgatiti organizimin e kryengritjes në  Kosovën veriore dhe në rrethin e Pejës që ka qenë baza e tij. Në krye të  një delegacioni të madh ai mori pjesë në Kuvendin e Junikut në maj të atij viti, ku përfaqësoheshin 250 delegate nga Kosova dhe një pjesë e vilajetit te Shkodres të udhëhequr nga Hasan Prishtina.

Unanimisht u vendos t'i shpallej lufte perandorisë osmane për të fituar të drejtat kombëtare. Aty u hartuan edhe kërkesat qe do t'i paraqiteshin qeverise osmane:

Të përcaktohen kufijtë e Shqipërisë

Në  Shqipëri te ngrihet flamuri shqiptar

3.Të emërohet një guvernator i përgjithshëm por që të jetë shqiptar

4. Nënpunësit e huaj te hiqen e të zëvendësohen me shqiptare.

5. Gjuha shqipe të  jetë gjuhe zyrtare.

Këto kërkesa menjëherë u botuan ne shtypin shqiptar dhe të huaj.

Heroi Isa Boletini, sa mbaroi Kuvendi u nis menjëherë për Mitrovice dhe lëshoi kushtrimin e kryengritjes. Me mijëra luftëtare rrëmbyen armët. Ai si rrufe e çliroi Novi Pazarin ( Tregun e Ri ), e çarmatosi garnizonin osman, i armatosi kryengritësit dhe menjëherë u nis për Mitrovice të cilën e rrethoi. Komandanti i garnizonit osman, ndonëse ishte forcuar shume, sa mori vesh se garnizoni i Tregut te" Ri ishte dorëzuar dhe vete ai ishte i rrethuar, ngriti flamurin e bardhe.Isa Boletini, pasi çliroi Llapin e Gollakun, ne krye te 15 mije kryengritësve iu afrua Prishtinës. Ajo u rrethua nga te gjitha anet prej forcave te Rrafshit te Dukagjinit qe kryesoheshin nga Hasan Prishtina e Bajram Curri, dhe nga juglindja nga forcat e Idriz Seferit.Në këto kushte, komandanti i përgjithshëm Fadil Pasha u detyrua pa lufte ta shpalli kapitullimin. Kështu me 12 korrik u çlirua Prishtina. Populli i priti me një gëzim të papershkruar kryengritësit. Qeveria e Turqve te rinj ra dhe qeveria e re telegrafoi se ishte gati te hynte ne bisedime me shqiptaret lidhur me kërkesat e tyre. Patrioti Hasan Prishtina dërgoi telegram menjëherë në Shqipërinë e veriut, te Mesmen e te jugut qe te nisnin delegatet e tyre ne « Kosove » për te biseduar me delegacionin qeveritar osman qe te ishin te pranishme te gjitha krahinat me kërkesa të  përbashkëta. Delegacioni osman nuk i mori parasysh kërkesat e shqiptareve. Kryengritësit marshuan drejt Shkupit dhe e çliruan atë me 14 gusht. Çlirimi i Shkupit bëri që Evropës se shurdhët t'i hapen veshët. Ajo dërgoi urgjent gazetare dhe konsuj t'i aktivizonte ne lidhje me kërkesat e shqiptareve. Shtetet ballkanike, Serbia, Bullgaria, Greqia e Mali i Zi u tronditen ne themel se mos Turqia do te ua njihte shqiptareve autonominë. Ata shpejtuan përgatitjet për të  filluar luftën gjoja kundër Turqisë së sfilitur nga kryengritja e shqiptareve e që kishte mbetur vetme si hije ne Rumeli. Qëllimi ishte siç pohon kryeministri i Serbise, Nikolla Pashiq ishte:« Kërkesa e shqiptareve për autonomi e bënte të  pashmangshëm luftën me Turqinë », pra copëtimin e Shqipnise. Këtë na e dokumenton me se miri Miss Durham : « Shqiptaret e Kosovës ngritën përsëri krye. Këtë here hynë ne Shkup dhe sipas dëshmitarëve te konsujve te huaj u sollën ne mënyrë shembullore. Kur panë turqit se shqiptaret do të marshonin drejt Manastirit, kërkuan armëpushim dhe pranuan t'i njohin si province autonome vilajetet e Janinës, Kosovës, Shkodres dhe një pjese te vilajetit te Manastirit "Nga triumfi i shqiptareve, shtetet e tjera ballkanike e ndiejnë veten të elektrizuar, sepse secili prej tyre ne mendjen e tije kishte prerë me thike vete një ngastër te Shqipërisë. Të gjitha këto shtete qene bashkuar në një pikë. Shqipëria duhet të copëtohet".

Pra ai ishte synimi i shteteve ballkanike fqinje. Këtë synim kanë edhe sot. Ata përfituan atëherë se ishim të  përçare ne mes veti. Po kështu me sa duket jemi edhe sot. Njeri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Qeveria osmane u detyrua të njohe kërkesat e udhëheqjes se kryengritjes te cilat e çonin Shqipërinë drejt autonomisë politike në katër vilajetet shqiptare. Këta udhëheqës, para se të largoheshin nga Shkupi i bënë një ultimatum qeverise osmane: « Neve do te ikim nga Shkupi, duke i zënë bese fjalës se qeverise. Do te presim deri më 5 shtator. Po të mos mbani premtimet atëherë neve, sado që nuk lamë as ndonjë të besuar nga ana jone do te urdhërojmë përsëri. Nuk do te kërkojmë autonomi por do te ndahemi nga sundimi i perandorisë osmane".Këtë ultimatum e nënshkruan: Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Islam Spahia, Musa e Jahja Prizreni. Kërkesat e miratuara filluan menjëherë të zbatohen në të katër vilajetet. U organizuan mitingje ku flisnin patriotet për rendësin e kërkesave që do të çonin vendin drejt pavarësisë."Oratoret – shkruante ne kujtimet e tij"- K. Grameno, -mbajtën fjalime, me anën e te cilëve shpjegonin përmbajtjen e 14 pikave dhe thonin, se këto të drejta do t'i japin popullit shqiptar te gjitha mundësitë për të shkuar drejt progresit dhe ne ngritjen e një shteti shqiptar".Veprimtaria atdhetare e "Heroit te Popullit" Isa Boletini dhe luftërat e tij te pandërprera gjate 35-vjetëve për liri e pavarësi te kombit tone kundër pushtueseve osmane, sidomos roli i tij si udhëheqës dhe organizator ne dy kryengritjet e mëdha 1910-1912, taktikat dhe strategjitë e jashtëzakonshme që diti t'i zbatojë e që do t'ia kishin zili edhe gjeneralët me akademi ushtarake më të zot të Evropës, bënë që shtypi evropian dhe amerikan ta krahasojnë me figurat me të shquara të popujve, të tyre. Një gazetar i kohës shkruante për heroin: "Titan do ta quaja, gjeneralin e madh te Kosovës". Gazetat angleze e krahasojnë "Isa Boletinin me Robin Hudin, ato gjermane me Geo Berlingenin, zviceranet me Vilhelm Telin, ato italiane e quajtën Garibaldi i Ballkanit, Fan Noli e krahason me Xhorxh Ëashingtonin etj .Pikërisht në  atë kohë shqiptaret kishin filluar kudo t'i zbatonin kërkesat ne fjale dhe te organizoheshin me mirë për një kryengritje të përgjithshme në  të katër vilajetet për të fituar pavarësinë. Shtetet shoviniste ballkanike sulmuan në të gjitha anët si bisha te plagosura të katër vilajetet shqiptare për t'i copëtuar ne mes tyre. Heroi Isa Boletini se bashku me forcat e tij ishte nga te paret qe zuri gryken e Mitrovicës për të mbrojtur atdheun nga armatat serbe të cilat e sulmuan Kosovën në të gjitha drejtimet, te armatosura me armët me moderne të kohës. Pas një qëndrese heroike u detyrua te  tërhiqet dhe të nisej në krye të 300 kalorësve drejt Durrësit. Atdhetari i shquar Ismail Qemali kishte dërguar telegrame ne Kosove që të niseshin delegate për të  marrur pjesë në  një kuvend qe do të mbahej në Durrës ose në Vlorë e do të vendoste për fatin e kombit."Heroi i Popullit" Isa Boletini arriti në Vlorën heroike në çastin më kritik, për të mbrojtur shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Shkuarja e tij në Vlore u prit jashtëzakonisht mirë nga populli dhe delegate që kishin nënshkruar aktin e shpalljes se pavarësisë. Ajo duhej të mbrohej me çdo kusht nga ushtria osmane e cila ndodhej ne rrethin e Beratit. Tridhjete mije ushtare, në krye me Xhavit Pashën do ta kalonte ushtrinë në Skele të  Vlorës për ta ngarkuar ne vapore. Ushtria pushtuese serbe ndodhej në Lushnjë dhe po e ndiqte ushtrinë osmane këmba- këmbës. Nëse do të kalonte ushtria osmane neper Vlore dhe prapa saj ushtria pushtuese serbe, do ta ulte flamurin kombëtar ashtu siç beri ne Tirane. Patriotet e ngritën flamurin ne 26 nëntor, kurse ushtria serbe e uli Heroi Isa Boletini, në këto rrethana tepër të vështira për kombin lëshoi kushtrimin ne Vlore e në  Labëri. Iu përgjigjen me qindra vullnetare të armatosur dhe vetë neë krye të kosovareve zunë bregun e Vjosës. I dërguan fjale Xhavit Pashës për se gjalli, se ai nuk mund te kalonte neper Vlore. Xhavit Pasha u detyrua ta ndërrojë drejtimin për në  Seman ku e prisnin anijet. Ushtria serbe nuk kishte aq forca sa ta sulmonte ushtrinë osmane. Po priste te largohej ajo nga Shqipëria e pastaj te marshonte drejt Vlorës. Qeveria e perandorisë austro-hungareze i kishte dhënë fjalën atdhetarit te madh e politikanit të  mirënjohur ne gjithë  Evropën, Ismail Qemalit se do ta njihte shpalljen e pavarësisë se Shqipërisë. Ajo i dërgoi telegram urimi Kuvendit te Vlorës dhe qeverise se sapo formuar se e njohu Pavarësinë. Ne anën tjetër qeverise serbe iu dha ultimatum të ndalte menjëherë pushtimin e armatës serbe ma tej. Kosovaret e armatosur, ne krye me heroin Isa Boletini u bënë garda e parë kombëtare për të mbrojtur qeverinë shqiptare të  Vlorës. Pasi u qetësua gjendja ne Vlore, Ismail Qemali, në krye të një delegacioni ku bënte pjese edhe Isa Boletini si përfaqësues i vilajetit te Kosovës u nisen ne kryeqytetet e Evropës që të kërkonin njohjen e shtetit me te katër vilajetet shqiptare. Ndalesën e fundit do ta bënin ne Londër. Aty do te behej Konferenca e Ambasadoreve Evropiane me kryetar ministrin e Jashtëm anglez, Eduard Grejn qe do t'i caktonin kufijtë e shtetit shqiptar. Delegacionin e priti vete ministri anglez i cili me humor tha: "Isa beg, ty nuk te mundi me te çarmatose një perandori osmane, ndërsa këtu tek ne te çarmatosi një portier"?Heroi iu përgjigj me krenari: "Jo besa, mua s'ka mund me më  çarmatos as Turkia, as Anglia", dhe e nxori revolen tjetër nga xhamadani i tij i famshëm qe ruhet edhe sot ne Muzeun Kombetar. Në Londër kishin filluar pazarllëqet për caktimin e kufijve tanë. Ambasadoret e Antantes qe ishin pothuaj, të' Rusisë, Francës e Anglisë kërkonin një shtet te vogël shqiptar e ne anën tjetër austro-Hungaria dhe Gjermania kërkonin një shtet me një territor me te madh shqiptar. Kryetari i Konferencës Grej, hapi hartën e Ballkanit dhe e pa se ku binte Mitrovica: "Isa beg, – i tha! Po te ishte ma afër Mitrovica, për nderin tuaj, unë do ta bashkoja me shtetin shqiptar, veçse qenka larg". Heroi iu përgjigj: "Unë s'kam ardhur këtu për Mitrovicën time, por kam ardhur për te gjitha tokat shqiptare që të jenë në një shtet".Delegacioni shqiptar u kthye nga Londra shume i dëshpëruar. E kishte kuptuar se konferenca e
Ambasadoreve do te linte shume toka shqiptare jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Prandaj Isa Boletini, si Anteu edhe njëherë përpiqet te organizoje një kryengritje ne Kosove se bashku me Bajram Currin ne fillim te vitit 1913, pothuaj ne një kohe me kryengritjen e Dibraneve. Kjo u be vetme për t'i dhënë të kuptoje Evropës, se shqiptaret nuk do te pranonin kurrë' copëtimin e tokave të tyre. Kryengritja përfshiu rrethin e Gjakovës, Rahovecit dhe iu afrua Prizrenit. Në atë kohë Serbia kishte grumbulluar forca të mëdha ushtarake. Shumica e kryengritësve shqiptare ishin te paarmatosur. Megjithë  qëndresën e tyre heroike, ne krye me Isa Boletinin, ata u detyruan të tërhiqen. Siç dihet Konferenca e Ambasadoreve në Londër 1912-1913 la jashtë shtetit shqiptar dy të tretat e popullsisë shqiptare dhe te territorit duke i shpërblyer pushtuesit tanë grabitqare, Serbinë, Greqinë e Malin e Zi. Nga kjo padrejtësi qe nuk ka ndodhur me asnjë popull në  botë, vuajnë edhe sot shqiptaret te ndare në pesë shtete megjithë luftërat e pandërprera që ata bene për t'u bashkuar. Atdhetari i madh Isa Boletini ndonëse shume i dëshpëruar qe Kosova me vise te tjera mbeten jashtë kufirit të shtetit të vogël shqiptar, përsëri gjen force për te kontribuar për konsolidimin e tij. Isa Boletinin si shqiponje e gjen kudo për te vendosur rregull e qetësi, me shprese se duke e forcuar atë, do te jete një baze e mire ne te ardhmen për te ndihmuar Kosovën e Camerine për t'u bashkuar me Shqipërinë. E gjejmë në Tropojë e Lume kundër hordhive serbe. E gjejmë ne Vlore e në Durrës kundra esatisteve. E gjejmë në Shkodër për ta mbrojtur nga pushtuesit malazez. Megjithëse ishte sëmurë nga ethet e malaria, ai mbeti i papërkulur, gjithmonë një vigan e kurrë nuk mundi askush ta çarmatose. Isa Boletini nuk luftoi për interesa vetjake ndonëse iu premtuan cifliqe e grada gjenerali nga sulltan e xhonturqit nga Serbia e Mali i Zi. Ai i përbuzi ato me neveri. Boletini luftoi 35 vjet për liri e pavarësi kombëtare me arme ne dore, duke zgjuar Evropën e përgjumur e te shurdhet lidhur me ceshtjen shqiptare, duke e detyruar atë ta pranoje se në Ballkan paska një popull shqiptar qe luftoka për te drejta kombëtare e nuk qenka një shtojce e perandorisë Osmane. Ajo qe disa here i ka mposhtur heronjtë tanë, ka qene tradhtia. Kështu ndodhi edhe me heroin Isa Boletini. Me 23-janar 1916, ai u sulmua pabesisht ne mes te Podgoricës nga një grup i madh malazezesh te armatosur. Edhe pse i plagosur rende,« luani» shqiptar nuk ndërroi jete pa e marre hakun e vet duke lënë të vdekur disa prej armiqve shekullore. Ai ra heroikisht për te mos vdekur kurrë duke u kujtuar brez pas brezi. Heroi Isa Boletini ishte shëmbëlltyre e virtyteve me te mira te kombit tone. Veprimtaria e tij mbetet gjithmonë aktuale për brezat dhe shprehja e tij e arte :« Unë jam mire kur është mire Shqipëria »…

MA.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

SHKARKO APP