Rilind Lefter Maliqi i PD-së – Shfaqet në mitingun e PS: Rama do marrë 76 mandate

Kandidati i PD për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi është shfaqur sot në mitingun e Partisë Socialiste në Lapardha. Gjatë fjalës së tij, ai ka vlerësuar kryeministrin Rama, duke i garantuar atij se në qarkun e Beratit PS do të fitojë 5 mandate dhe 76 në gjithë Shqipërinë.

Lefter Maliqi: Mirëserdhe kryeministri i Shqiëprisë. Paç këmbën e mbarë dhe me fitore të thellë në këtë zonë. Je në takimin e parë madhëshotr në Lapardha, por i sigurtë në një fitore të thellë në mbarë Shqipërinë.

Ju e dini shumë mirë që në 2009 unë bërë një zgjedhje të vështirë, por ju më mbështetët fitues duke investuar në gjithë këtë zonë. Por jam sot për tju thënë se ne jemi më të fortë se kurrë. Dua ti siguroj kryeministrit Rama një fitore të thellë sepse këtu kemi një mesazh, mesazhin e bashkimit të madh, të majtë e të djathtë për të votuar nurmin 2, për një fitore të thellë në qarkun e Beratit. Klosi është me fat se është se është i pari në listë, do marrim 5 mandate, por me fat është edhe Fadil Nasufi. Ju e dini që unë doktorët i kam qejf, i pesti në listën e PS është mjeku i Beratit me mbiemër Konomi, të punojmë fort për të marrë mandatin e 5.

I nderuar kryeministër, po ju them: Ju keni thënë që do marrim 71 mandate, por po ju them 5 mandate i ke në Berat, 71 i ke nga Fieri i tutje, 76 mandate për PS. Mos u gënjeni as nga ufot që po premtojnë shkolla dhe as nga partitë e tjera, të majta dhe të djatha, por bashkohuni për PS.

I nderuar kryeministri Rama po të kërkoj dy gjëra, këtu duhen kanalizimet, uji i pijshëm, rruga e Lapardhasë dhe Perondisë. Fitore, numri 2.

Edhe kryeministri Rama falenderoi Lefter Maliqin që edhe pse në listat e PD mori kurajon politike dhe vetëdijen morale për t’iu bashkuar PS.

Rama: Është e paprecedent në historinë e pluralizimi që një deputet i cili është i regjistruar në PD i është bashkuar PS, jo për interesa politike, por për të përfaqësuar me dinjitet gjithë këtë komunitet. Unë i jam mirënjohës Lefterit që me kurajo qytetare dhe vetëdije politike na u bashkua në këtë beteje, që nuk është një beteje mes partish, por është një përpjekje mes të ardhmes dhe të shkuarës. Është një garë për të vrapuar më shumë drejt të ardhmes, apo për tu kthyer prapa.

Në 25 qershor pavarësisht bindjeve politike, zgjedhja është e qartë, cdo shqiptar me votën e vetë është pjesë e trupës për gjykimit për cdo skuadër. Cfarë kanë bërë, cfarë thonë dhe kush mund ta bëjë Shqipërinë që duam. Nuk duhet të ndahemi nën flamujt e partive, por të bashkohemi nën flamurin kuqezi.

SHKARKO APP