“Rilindja shqiptare”, në Kupën e Mbretit në Norvegji

Parma ka dalë në ankand me çmimin e shitjes, që nis nga 20 milionë Euro. Klubi emilian, ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Andi Lila, kishte shpallur falimentin dhe me shumë gjasa do të bjerë nga kategoria, edhe pse matematikisht ka ende shanse. Nëse procesi i shitjes do të mbyllet me sukses deri më 6 maj dhe nëse pronari i ri do të paguajë të gjitha borxhet e akumuluara, atëherë Parma do të lejohet që sezonin tjetër të luajë në Serinë B. Me aprovimin e komitetit të kreditorëve, dy administratorët Angelo Anedda dhe Alberto Guion janë autorizuar që të procedojnë në vazhdim për shitjen e klubit. Sipas procedurave, parashikohet që ofertat zyrtare të mblidhen deri më 6 Maj për të përzgjedhur pastaj ofertën me shifrën më të mirë. Nëse deri në këtë datë nuk do të ketë një ofertë të vlefshme, atëherë ankandi do të përsëritet në 4 data të tjera brenda muajit Maj.

SHKARKO APP