Rimbursimi i ilaçeve – Lista e 2017 me 30 barna të reja nuk ka hyrë në fuqi

Lista e barnave të rimbursuara për 2017 edhe pse u miratua nga Këshillit Administrativ i Fondit dhe pritej të hynte në fuqi në 1 Maj të 2017, nuk ka hyr ende.  Aktualish po përdoret lista e barnave të rimburasuara e vitit 2016.

Sipas hartimit të listës së Barnave të Rimbursuara për 2017, kjo listë do të shtohej me 30 medikamente të reja. Prej tyre do të përfitonin kryesisht pacientët me sëmundje tumorale, kardiake dhe me sëmundjet e diabetit.

Konkretisht ishte miratuar që në listë të shtoheshin dy barna anti diabetike, një bar kundër obezitetit, gjashtë barna për kardiologjinë që çojnë trajtimin e pacientit nga monoterapia në kombinime të ndryshme, si dhe katër barna për shërbimin e nefrologjisë.

Në listë u përfshin edhe tre barna për onkologjinë si dhe tre barna në doza të ndryshme për shërbimin e Psikiatrisë. Ndërkohë që u rishikuan dhe u pasuruan me ekzaminime edhe një sërë paketash si ajo e dializës e transplantit të veshkës, impiantit koklear si dhe paketat e kardiokirurgjisë, por që nuk u bënë asnjëherë të prekshme për pacientët.

Referuar hartimit të listës së barnave të rimbursuar ekspertët dhe praktikat ndërkombëtare sugjerojnë që kjo listë të hartohet dhe të miratohet nga ekspertët në baza shkencore dhe jo në bazë të opinioneve për medikamente të caktuara.

Në vendin tonë mungon bërja e një analize në vazhdimësi për një bar që është shtuar në listë sa i përket efikasitetit ose rezultateve të dhëna tek pacientët e si rrjedhojë edhe mbajtja e përgjegjësisë për shumat e shpenzuara për blerjen e këtij medikamenti.

Nëse bëjmë një krahasim të shpenzimeve financiare që ka bërë Fondi nga viti 2012-2016 do të vëmë re se ato kanë ardhur në rritje por me një vlerë të vogël.

Kështu respektivisht ndër vite kemi: në 2012 janë shpenzuar 7.8 milion lekë, në 2013- 8.4 milion, në 2014 -8.3 milion, në 2015- 8.7 milion dhe në 2016 janë shpenzuar 8.77 milion lekë për rimbursimin e medikamenteve.

Në projekte e saj Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale parashikon që në listën e barnave të rimbursuara për 2018 të përfshi paketën e radioterapisë falas ose të trajtimit me rreze që do t’ju bëhet pacientëve edhe në spitalet private, si dhe 5 barna të reja për trajtimin e kancerit të gjirit.

SHKARKO APP