Rishikimi i buxhetit, Ahmetaj: S’do ketë rritje të borxhit

Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet rishikimi i buxhetit të vitit 2016.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nënvizon se me rishikimin e buxhetit nuk do të ketë rritje të borxhit publik.

“Me rishikimin e buxhetit synojmë më shumë investime publike dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, nuk do të ketë rritje të borxhit publik

Sa u takon të ardhurave nga privatizimi i INSIG, 2.2 mld lekë do të jenë për uljen e borxhit. 1.1 mld lekë do të jenë investime në transportin rrugor”, tha ai.

SHKARKO APP