Risia nga Instagram, lejon deri në dy persona t’i bashkohen videove live

Instagram do të përmirësojë edhe më tej shërbimin e transmetimeve live për 800 milion përdoruesit me një veçori të re e cila do ti nxisë ato të frekuentojnë më shumë këtë komponent kaq me rëndësi për rrjetin social.

Ditën e Marte Instagram tha se të gjithë ata që fillojnë një transmetim live mund të ftojnë të tjerët ti bashkohen me transmetimet e tyre.

Ky debutim vjen pas disa testimesh të kryera që nga muaji Gusht me një numër të vogël përdoruesish dhe do të zgjerojë edhe më shumë kapacitetet transmetimeve live dhe komunikimit në platformë.

Konkretisht një përdorues gjatë një transmetimi live mund të ftojë këdo ti bashkohet me transmetimin e tyre thjeshtë duke klikuar butonin “Add” në cepin e ekranit.

Kur një person i bashkohet transmetimit, videoja e tyre do të shfaqet ngjitur me tuajën. Aktualisht përdoruesit mund të shtojnë vetëm një person.

Në Instagram miqtë që po përdorin transmetimin live dhe veçorinë e re, do të shfaqen në formën e dy rrathëve ngjitur në hapësirën e historive, njofton PC World.

Si çdo video tjetër, edhe këto mund të ruhen por edhe të fshihen. Kjo veçori jo vetëm që do të inkurajojë ata që deri më sot kanë refuzuar të përdorin transmetimet live tashmë shoqëruar nga një mik, por do të rrisë edhe më tej angazhimin nga të tjerët.

SHKARKO APP