Ristani uron qytetarët: Flamuri i Shqipërisë mbi Tiranën moderne dhe evropiane

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, mori pjesë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit në kryeqytet, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fjalën e saj, Ristani theksoi: “Nuk ka asgjë më të çmuar se të ndajmë këtë moment me njerëzit, me qytetin që duam, me familjen tonë të madhe këtu, në Tiranë.”

Ajo vuri në dukje se kjo datë “është një kujtesë mbi atë që kemi qenë, kush jemi dhe kush duam të jemi. Shqiptarët në çdo brez kanë ditur të ngrihen për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen. Ndërsa ndërtojmë Shqipërinë moderne, evropiane dhe të hapur, 28 Nëntori nuk është vetëm një përkujtim, por një premtim për të vazhduar rrugëtimin me të njëjtën kurajo që ka ndriçuar historinë tonë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ristani kujtoi momentin historik të 28 Nëntorit 1912: “Telegrami që Ismail Qemali dërgoi fuqive të mëdha nuk ishte thjesht një mesazh diplomatik. Ai shprehiste frymën e një kombi që kërkonte të hynte në historinë moderne me dinjitet dhe të drejtën e patjetërsueshme për të qenë zot i vendit të tij dhe i fatit të tij.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo theksoi rëndësinë e konsolidimit të shtetit dhe demokracisë sot: “Pavarësia nuk është vetëm histori; është punë e përditshme. Evropa nuk është vetëm destinacion, por mënyrë të të menduarit dhe të vepruarit për të qëndruar të denjë.”

Ristani nënvizoi mesazhin e Ismail Qemalit si një udhërrëfyes të identitetit kombëtar: “Le të kujtojmë fjalën që ai dërgoi fuqive të mëdha, jo si akt diplomatik, por si shpallje e identitetit tonë: Shqipëria është këtu dhe kërkon vendin e saj mes kombeve.

Duke përfunduar, Ristani shtoi: “Sot, 113 vjet më vonë, është radha jonë t’i japim zë po të njëjtit mesazh. Me punën tonë, integritetin tonë dhe institucionet që ndërtojmë çdo ditë. Flamuri ynë nuk valëvitet vetëm nga era, por nga vullneti. Valëvitet mbi një Shqipëri që ecën me hap të sigurt, mbi një Shqipëri të lirë, të bashkuar dhe të fortë. Flamuri ynë valëvitet mbi një Tiranë të ndryshuar, të afruar me standardet evropiane, dhe mbi një të ardhme që ne e ndërtojmë sot, me shtet, ligj dhe besim.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?